Ahmetaj në Rrogozhine inspekton rrugën e Zhabiakut
19/06/2017 - 16:00

Ish – Ministri i Financave Arben Ahmetaj, kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Tiranë, Bashkia Rrogozhinë dhe Kavajë, ka inspektuar sot fillimin e punimeve në Rrugën “Ura e Copanit-Zhabiak-Ura e Corumit”.

“Rruga e Zhabiakut prej gati 7 kilometrash, e cila ka qenë një gangrenë për komunitetin. Më në fund është një ëndërr e realizuar, një investim i drejtpërdrejtë i qeverisë shqiptare, të Fondit të Zhvillimit. Investim gati 2.2 milionë dollarë, pra rreth 220 milionë lekë. Është një nga investimet që së fundmi qeveria shqiptare ka bërë në Bashkinë Rrogozhinë” – tha Ahmetaj.

Projekti, i cili është parashikuar të përfundojë në shtator 2018, u vjen në ndihmë rreth 1300 banorëve të zonës, në njësinë administrative Kryevidh.

Jam i bindur që kjo zonë, po i referohem zonës së Bashkisë së Rrogozhinës, por edhe bregdetit prej gati 16 kilometra të kësaj zone, në katër vitet e ardhshme kthehet në një destinacion turistik për turistë shqiptarë dhe të huaj gjithashtu” – përfundoi Ahmetaj.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë