Aksident me 5 të plagosur në Gjirokastër
13/09/2017 - 15:04 Nga: Entiola Budo

Një aksident rrugor me 5 të plagosur është shënuar rreth orës 14:30 (13 shtator 2017) në vendin e quajtur “Serat e Mashkullorës”, në segmentin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë.

Mjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A.A, me targa SR 8185 B, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

“Për pasojë janë dëmtuar 5 shtetasit që ndodheshin në mjet, drejtuesi i mjetit shtetasi A.A dhe pasagjerët Sh.A, V.A, K.A dhe F.P, banues në Sarandë” informon policia e Gjirokastrës.

Të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin Rajonal “Omer Nishani”.

Gazetarja e Ora News informon se tre prej të plagosurve janë më rëndë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ne foto: Automjeti i aksidentuar ku mbeten te plagosur 5 persona

Ne foto: Automjeti i aksidentuar ku mbeten te plagosur 5 persona

Ne foto: Automjeti i aksidentuar ku mbeten te plagosur 5 persona

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter