FOTOLAJM - Aksident me pesë të plagosur në aksin Fushë Krujë-Milot
18/08/2017 - 16:09

Pesë persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin Fushë Krujë-Milot, në të cilin u përfshinë tre automjete.

Ngjarja u regjistrua në mesditë.Në aksident u përfshinë një makinë me targa vendase, një me targa kosovare dhe tjetra me targa greke.

Të plagosurit u transportuan drejt spitalit për mjekim.Tre prej tyre, shtetas kosovarë, janë dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar ndërsa burimet bëjnë më dije se gjendja e tyre nuk paraqet rrezik për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit i cili bllokoi trafikun për disa minuta në Thumanë.

Një lexues i Ora News ka dërguar në redaksi fotot e aksidentit.

 

/Oranews.tv /

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë