Itali - Aksidentohet familja shqiptare, 4 të plagosur, 2 prej tyre fëmijë
19/06/2017 - 8:28

Katër anëtarë të një familje shqiptarë janë plagosur në një aksident në Itali. Ngjarja ka nodhur pasditen e djeshme në autostradën e Villafallettos në Saluzo.

Mediat italiane raportojnë se makina e drejtuar nga një shqiptar është përplasur me një tjetër makinë, ku kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët 10 dhe 7 vjeç.

Policia raporton se familja shqiptare është dërguar menjëherë në spital, ndërsa gjendja e dy fëmijëve, e djalit 10 vjeçar dhe e vajzës 7 vjeçe është më e rëndë.

Ndërkohë që në mjetin tjetër ndodhej një çift i ri, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën pasi kanë marrë ndihmën e parë në spital.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
AP artikull fitores së PS, i referohet dhe sondazhit IPR Marketing e Ora News

Close