Tiranë - Aksidentoi për vdekje kalimtarin, lihet i lirë deputeti Aqif Rakipi
12/08/2017 - 16:33

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi është përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen e 54-vjeçarit Seit Sorra, banues në Kashar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:50 të mëngjesit të së shtunës në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Kthesës së Kamzës.

Deputeti Rakipi e ka përplasur kalimtarin me atuomjetin e tij të tipit Benz dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes për tu paraqitur në komisariatin numër 2 të policisë.

Pas ngjarjes uniformat blu kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale që lidhen me ekzaminime të ndryshme kriminalistike, testin e alkoolit dhe sqarimin e ngjarjes.

Pas marrjes së informacionit është formuar grupi hetimor dhe është kërkuar ndërhyrja e Prokurorit të gatshëm, por lidhja me të nuk u mundësua për shkak se ai e kishte të fikur celularin. Në të tillaq kushte është njoftuar Prokurori i rrethit gjyqësor Tiranë që kërkoi edhe caktimin e dy ekspertëver të tjerë autoteknik të jashtëm për një hetim sa më objektiv.

Pas një verifikimit të të dhënave, deputeti i PDIU është lënë i lirë nga prokuroria, kjo pasi rezulton se ai nuk kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Po ashtu mësohet se ka qenë këmbësori ai që ka dalë në mënyrë të papritur përpara mjetit duke e bërë të pamundur shmangien e aksidentit.

Ndaj në këto rrethana, Prokurori duke u mbështetur në të dhënat e ekspertëve vendosi hetim në gjendje të lirë ndaj Aqif Rakipit.

Deputeti Aqif Rakipi përplas për vdekje kalimtarin, dorëzohet në polici

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter