Intervistë për Ora News - Alizoti: Tahiri është viktima, të ndërhyjnë ndërkombëtarët
22/10/2017 - 21:46

Saimir Tahiri është viktima, përgjegjësi është kryeministri. Kështu u shpreh ish-anëtari i kryesisë së PD, Tomor Alizoti, i cili tha në studion e lajmeve në Ora News se kryeministri të reflektojë dhe të japë dorëhqjen.

Alizoti: Unë mendoj që Tahiri është viktima, për mua kryesori është kryeministri. Gjithë këtë dorgë në Shqipëri, ore kush është përgjegjës për këtë drogë? Në fillim kryeministri tha se duhet të gjykojë drejtësia ish-ministrin, atëhere pyetja do të ishte, nëse ky kryeministër nuk ka pas ditur asgjë do ti bënte një pyetje ministrit përgjegjës që survejon dhe do ti thoshte: Si ka mundësi që në Shqipëri po kalojnë tonelata. Pra këto janë tiparet e Amerikës Latine. Kryeministri thotë se ne jemi në një proces të mirë shtetbërjes. Ne nuk mund të fajësojmë Tahirin për fikjen e radarëve, sepse trafiku ndërkombëtar është një ekip briland, sepse është interesi i tyre i përbashkët përfitimi. Në rastin aktual dosjen e kanë sjellë të huajt. Mua ditën e parë që kam parë Tahirin në intervistë më është dhimbsur, sepse nuk është dicka që një politikan i ri apo baba të shkojë në burg.

Unë mendoj se Shqipëria sot nuk ka kohë për demagogji, kryeministri duhet të reflektojë, për mua duhet të japë dorëheqjen. Komunizmi ra në botë kur u bë qesharakë, kur filluan të bënin barsaleta dhe Shqipëria në sytë e botës është bërë qesharake dhe qeveria në sytë e mij dhe shqiptarëve është bërë qesharake. Pra në Shqipëri, ne jemi të gjithë të bindur se ka dy standard. Një njeri që vjen nga politika i fuqishëm nuk hyn në burg, pra ne nuk jemi vetëm prapa Europës, por jemi edhe prapa Ballkanit. Shikoni çfarë ka ndodhur në Kroaci, Rumani që nuk është ndonjë shtet briland, por ka qenë një shtet i korruptuar. Në Rumani Prokurorja ka bërë kërdinë, kanë hyrë ministri, ish-ministra, Presidenti.

Alizoti hodhi propozimin se duhet të ndërhyjnë ndërkombëtarët.

Alizoti: Unë do isha për ndërhyrjen e të huajve sepse ne fatkeqëisht po tregojmë që nuk e bëjmë dot. 50 vjet komunizëm, 27 vjet demokraci ne nuk kemi arritur të kapim liderin e madhe dhe ta burgosim. Në Shqipëri nuk ka ndodhur kjo dhe unë mendoj që nuk do ndodhi akoma. Në Shqipëri është kthyer në arrogancë. Është një simbolike e turpshme në shoqërinë shqiptare sepse përditë ne televizione ka drogë. Një pyetje të bëjnë. Kush është përgjegjëse për këtë drogë? Unë mendoj se këtu është e përfshirë e gjithë kupola në lëvizjen e drogës. Politika jeton nga droga. Po të shikosh parlamentin shqiptar, sidomos i kaluari ka pasur njerëzit më të inkriminuar. Kryeministri aktual e ka cuar në një masë maksimale. Opozita mund të ketë në parlament edhe analfabetë, por jo të inkriminuar. Pra unë mendoj ata nuk duan të hapin këtë çështje se janë të gjithë të inkriminuar. Kjo do ndodhi dhe lus zotin që të ndodhi, nëse do jenë amerikanët në këtë mes që këtij populli ti japin përfundimisht edhe një mesazh, sepse nëse ne nuk kemi më në Shqipëri njerëz që nuk përndiqen nga drejtësia atëherë Shqipëria është një vend me dy standard, skllavopronarët dhe skllevërit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter