Korçë - Ambasadori italian: Grupet e mëdha kriminale të dalin para drejtësisë
06/10/2017 - 15:51 Nga: Ledjona Xheladinaj

Ambasadori italian Alberto Kutilo beson se ajo që duhet përmirësuar shpejt në Shqipëri është lufta ndaj grupeve të mëdha kriminale dhe nxjerrja e tyre para Drejtësisë.

Pas deklaratave të Ambasadorit Amerikan Donald Lu, edhe Kutijo theksoi nga Korça se kjo gjë deri më tani nuk ka ndodhur. 

Kutilo: Italia dhe Shqipëria tashme bashkëpunojnë prej shumë vitesh në luftën kundër krimit te organizuar, jo vetëm me Shqipërinë por me të gjithë vendet e botes dhe sigurisht edhe Evropës. Bashkëpunimi është i mirë, ka rezultate te mira psh në luftën kundër kultivimit te kanabisit por mundet dhe duhet bërë më shumë.  Ajo që besoj se duhet te përmirësohet ne Shqipëri është lufta ndaj grupeve të mëdha kriminale dhe mbi te gjitha me pas pasi këta grupe te dalin para drejtësisë duhet te gjykohen dhe nëse janë fajtorë të dënohen. Kjo deri tani nuk ka ndodhur.

Ambasadori Kutilo ka folur edhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Kutilo: Shqipëria e di se për të hapur bisedimet për hyrjen ne BE duhet te beje përparime ne 5 fusha kryesore. Ajo po bën përparime por disa vende në veçanti kërkojnë që të bëjë edhe m shumë.

Ambasadori italian i këri këto komente pas një takimi në bashkinë e Korçës me kryebashkiakun Sotiraq Filo ku është biseduar për projekte të përbashkëta në arsim dhe në rikonstruksionin e shkollave.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento