Elbasan - Ania, autikja e talentuar që reciton në gjuhë të huaj
02/04/2017 - 16:25 Nga: Belinda Ruçaj

Kjo është historia e Anjës, vajzës 9 vjeçe nga Elbasani e diganostikuar me çrregullimin e spektrit autike kur ajo ishte 18 muaj. Është binjake me vëllain e saj, që për familjen Haka është forca që edhe Anja do t’ia dalë të aftësohet për të vijuar normalisht shkollën.

Nëna e tyre, Luljeta Haka tregon momentin e parë se si reagonin fëmijët e saj. Alvi i përgjigjej thirrjeve dhe kthente kohën, ndërsa Anja nuk shfaqte shpërqëndrim.

Luljeta Haka:  Shikoja ndryshimin, në momentin kur e thërrisja nuk kthente kokën, nuk kishte interes ndaj emrit të vet. Filluam menduam se mos kishte problemet me veshtët. E çuam në Tirana dhe na thanë se nga ana e vesheve është në rregull, por shikoje nga ana neurologjike.

Ballafaqimi me autizmin, duket se nuk është sfida e vetme për këtë familjet. Prindërit e tyre janë të papunë dhe të ardhurat e vetme janë 5 mijë lekë si përkrahje sociale që përfitojnë nga shtetit.

Ilir Haka:  Të jesh me qera me  4 fëmijë dhe i papunë është shumë vështirë. Dojta ti bëjë apel shtetit të kisha një punë që të ndihmoja familjen dhe një shtëpi sociale që të jetonim normal.

Por Anja është një vajzë e mrekulleshme që mundohet të ece më ritmet e bashkëmoshtarëve ne klasë ku ajo mëson. Madje ka treguar se aftësitë e saj e kalojnë këtë barrierë neruobiologjike teksa dëgjon se si reciton në gjuhën italian vjershat.

E ndërsa familja duhet të përballet me sfidat për t’i garantuar Anjës trjatim me specilistë dhe arsim, shteti kryesisht pushteti vendor duhet të jetë më pranë këtyre familjeve.

Në ditën botërore të autizimit, nëna që janë përballur me këtë çrregullim në familjen e tyre bëjnë apel që edhe prindërit e tjerë të kenë kurajon për të trajtuar fëmijët e tyre, ndërsa shoqërinë për t’i pranuar ata; sepse ata janë si të gjithë fëmijët.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter