PD fushatë në Durrës - Apeli i Dukës: Votoni kundër Ramës edhe nëse nuk doni Bashën
13/06/2017 - 11:02

Nga qyteti i Durrësit, ku kandidatët e Partisë Demokratike shpalosën programin ekonomik të kësaj partie, Agron Duka i PAA-së pati një mesazh të qartë për qytetarët: Votoni kundër Ramës edhe nëse nuk doni të votoni Bashën.

Duka i cili garon në listat e PD-së si deputet, tha para bashkëqytetarëve të tij se me qeverinë Rama bujqësia do të mbetet në vend.

Duka: Me këto investime që zhvillohen këtu katrahurë, shkatërrohen Monumente kulture, ndërtohet beton që të riciklohet pushteti i vet i ndyrë. Me ato që bënë në plazh 10 vjet rrugë, kishin bërë të gjithë kanalet kulluese të zonës, kishin subvencionuar dhe naftën, i kishin bërë të gjitha, gjithë zona rurale do të ishte zona më e pasur jo vetëm në Shqipëri por ndoshta dhe në rajon. 15-16 milion euro, sikur të kishin dhënë 10% të tyre ne sot e kishim bujqësinë rajonale shumë të zhvilluar. Unë gjykoj jo si demokrat sepse nuk jam shumë i ngarkuar me doktrinën e djathtë, por si një qytetar i thjeshtë i këtij vendi. Jam natyrisht në listën e PD dhe jam i detyruar të bëj çdo lloj propagande për PD dhe i qëndroj stoik marrëveshjes që kemi bërë me PD, por edhe si një socialist, edhe si një njeri pa parti të votojnë kundër Ramës edhe nëse nuk duan me votu Bashën, sepse kështu nuk ecet përpara. Bujqësia do të ngelë në vend. Votoni 6.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter