Ekopolitikë - Arrestimi i Tahirit, Vladi: Rama ndryshoi 180 gradë, faktet ishin aty
20/10/2017 - 21:17

Eksperti i ekonomisë Hekuran Vladi i ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, u shpreh se kryeministri Rama pati një ndryshim qëndrimi në 180 gradë nga dita e djeshme deri më sot në lidhje me kërkesën e arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm Tahiri.

Vladi: Më bëri përshtypje ndërrimi 180 gradë i kryeministrit pasi dje kishte një qëndrim tjetër dhe sot po dëgjoja me kureshtje zhvillimet në vend në atë far komisioni. Unë e prisja të ishte thjesht një mbledhje formale. Faktin e kishin brenda aty. I vetmi fakt ishte aty. Zt.Tahiri, kur ishte ministër Shqipëria u shndërrua në një fermë gjigante hashashi. Për ata deputetë, niveli i tyre është nën nivel mesatar. Ata të gjithë e dinë, i gjithë populli e di se vendi u kanabizua.  

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter