Greqi - Arrestohen dy të rinj shqiptarë në momentin që po shkëmbenin drogë
13/09/2017 - 19:08 Nga: Robert Goro

Policia greke ka arrestuar në flagrancë dy shtetas shqiptarë, të moshës 25 dhe 24 vjeç, që akuzohen për transport droge me qëllim trafikimin.

Ata u ndaluan në vendin e quajtur Parapotamos, në afërsi të qytetit të Igumenicës dhe 40 kilometra nga pika kufitare e Qafë Botës.

Arrestimi u bë në momentin që 24 vjeçari po i dorëzonte bashkatdhetarit të tij dy çanta udhëtimi.

Brenda çantave u gjetën 64 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 67 kilogramë.

Përveç drogës, policia sekuestroi në cilësinë e provës një automjet dhe dy telefona celularë.

Ata do të dërgohen në prokurorinë e Igumenicës, ku do t’iu komunikohen akuzat.

24 vjeçari do të procedohet edhe për hyrje të paligjshme në Greqi.

Droga e sekuestruar

Droga e sekuestruar

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë