Operacioni - Arrestohen tre hajdutë banesash në Korçë, dy prej tyre vëllezër
22/08/2017 - 16:28

Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona me akuzën e vjedhjes. Blutë arrestuan shtetasin Zamir Fejzollari, 37 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjes të një sasie lekësh në banesën e shtetases E.N, 34 vjeçe, ngjarje e ndodhur më datë 05.08 2017, në lagjen nr 3 të qytetit.

Policia arrestoi gjithashtu vëllezërit  Franci Agolli 20 vjeç dhe Erges Agolli 22 vjeç, të dy banues në Bilisht.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 22.08.2017, në lagjen nr 1 në Korçë, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit A.Xh, 43 vjeç.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter