Fier - Arrestohet fieraku me dy djemtë, iu gjetën 67.7 kg kanabis në banesë
06/10/2017 - 8:26

Tre anëtarë të një familje, babai dhe dy djemtë e tij, kanë rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni antidrogë në Fier.

Blutë vunë në pranga shtetasit Mitat Stani 58 vjeç, Përparim Stani 30 vjeç dhe Arti Stani 28 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 67.7 kg kanabis.

“Pas informacioneve të marra më parë në rrugë operative se në ambientet e banesës së tyre shtetasit Mitat, Përparim dhe Arti Stani posedonin sasi lënde narkotike dhe po pregatiteshin për shitje e trafikim të saj, u shkua dhe u bë kontroll në këtë banesë. Nga kontrolli i ushtruar në një serë perimesh e mbuluar me plasmas, pranë banesës së tyre, u gjendën të groposura 4 fuçi plastike të mëdha të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.U sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike me peshë 67.7 kg” informon policia.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se poseduesit e lëndës narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, po pregatiteshin që ta trafikonin jashtë vendit me destinacion Italinë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter