Elbasan - Arrestohet ish-deputeti socialist, kanosi me pistoletë ish-bashkëjetuesen
18/08/2017 - 18:49

Ish-deputeti socialist Hamit Kosta ka rënë në prangat e policisë për kërcënim me armë të ish-bashkëjetueses së tij.

Sipas policisë, “arrestimi i 62 vjeçarit, banues në Elbasan, u bë pasi në lagjen “5 Maji” me automjetin e tij tip “Hamer” me targa PE2505A dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri ish- bashkëjetuesen, shtetasen E.T., 38 vjeçe banuese në Elbasan”.

Gjatë kontrollit të mjetit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krëhërin e saj.

Arma e zjarrit së bashku me automjetin janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento