Automjeti me targa greke shpërthen në flakë në aksin Burrel-Lis
13/09/2017 - 19:06

Një automjet me targa greke ka shpërthyer në flakë në aksin Burrel-Lis.

Mjeti drejtohej nga shtetasi Urim Panavija, ndërsa brenda ishte edhe vajza e tij 12 vjeçare, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Automjeti është djegur plotësisht. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse shkuan disa minuta më vonë në vendin e ngjarjes. Po hetohet për rastin.

Ne foto: Automjeti qe u perfshi nga flaket

Ne foto: Automjeti qe u perfshi nga flaket

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë