Bankers Petrolium 120 mijë USD për rehabilitim e Përroit të Zharrëzës
13/10/2017 - 16:28 Nga: Xhemil Beharaj

Rreth 8 mijë banorët e fshatrave Zharrëz, Frashër dhe Sheqishtë nuk do të përballen më me përmbytjet e përvitshme gjatë sezonit të shirave

Kompania Bankers Petroleum në bashkëpunim me Bashkinë Patos po kryejnë pastrimin dhe rehabilitimin e Përroit të Zharrzës, falë një investimi me vlerë prej 120 mijë dollarësh

Rajmonda Balili, kryebashkiake e Patosit: Gjej rastin të falënderoj kompaninë Bankers për bashkëfinancim të përroi të Sharrzës prej 5 km.

Përroi i Zharrzës që nis nga rezervuari i këtij fshati ndërmjet disa fshatrave nuk është mirëmbajtur prej afro 3 dekadash, çka ka bërë që sentimenti i depozituar dhe bimësia e rritur përreth tij të pengonte rrjedhjen normale të ujërave. Vetëm gjatë dimrit të kaluar u përmbytën mbi 200 shtëpi dhe 100 hektarë tokë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Balili: Brenda një periudhe të shkurtër shpresojmë të arrijmë atë që kemi planifikuar që të mos shkaktojë ato përmbytje gjatë gjithë këtyre viteve.

Për Bankers Petroleum mirëqenia e banorëve të zonave ku operon është një nga themelet e aktivitetit të saj. Përveç projekteve që kompania zhvillon vetë në komunitet, ajo vazhdimisht bashkëpunon me njësitë administrative për të mbështetur investime në përmirësimin e infrastrukturës, mjedisit, edukimit, etj. 

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter