"Arena" - Basha tregon ku e renditi Kreshnik Spahinë: Bëra gabim me Lefter Maliqin
21/06/2017 - 23:24

Renditja e 17-te ne listen e kandidateve te PD-se per qarkun e Tiranes nuk e ka kënaqur Kreshnik Spahinë kreun e AK-së, i cili deklaroi dorëheqjen menjehere pasi u mësua lista e kandidatëve të PD-së 

Kryetari i PD-se Lulzim Basha tregon per here të parë se ku e kishte renditur kreun e AK-se, Kreshnik Spahine. Në studion e “Arena” nga Dritan Hila në Ora News Basha pranon se kishte gabuar me përfshirjen në lista të Lefter Maliqit, i cili u largua duke iu bashkuar PS-së.  Bamir Topin e quajti individ në shërbim të lojrave të Edi Ramës dhe se  “FRD nuk ekziston si forcë politike”

Pjese nga intervista

Hila: Dua t’ju pyes në një aspekt tjetër. Përsa i përket përzgjedhjes së grupit parlamentar, ishte një akt sovran i joti dhe zoti Berisha tha që është cështje e kryetarit. Megjithatë ka një grup prej këtyre deputetësh që kanë ikur, kanë deklaruar që mund të bëjnë edhe parti të re në rast se juve nuk fitoni zgjedhjet. E keni këtë frikë?

Basha: Se kam dëgjuar këtë me thënë të drejtën. Natyrisht cdo kush është i lirë të marri vendimet e veta. Dy gjëra dua të them. Absolutisht kam ushtruar në momentin që ushtrova këtë të drejtë, ishte e vetmja rrugë për ta bërë. Nuk doja ta personalizoja si vendim, do kisha marrë tjetër vendim, s’kishte kohë, u personalizua. Vendimi është vendim i drejtë. Jam i bindur thellësisht se ky është ekipi fitues i republikës së re. Nga ana tjetër sic e kam thënë dhe nuk dua të zgjatem shumë këtu, askush s’më thotë se jam i lidhur me këtë parti vetëm sa kohë jam deputet. Se ne qofte se është ashtu rrugë e mbarë, Lefter Maliqi. E di ku e kam bërë gabimin? Jo që e kam vënë të tretin, po që s’duhet ta kisha vënë fare. Po kshu e ke ti? Po rrugë e mbarë. Mirupafshim. Asnjë s’mbaj me zor në PD unë. Asnjë nuk largoj, njerëzit duhet të gjejnë veten e tyre. Unë mbaj përgjegjësitë e mia si kryetar dhe i kam marrë këto përgjegjësi. Vendimet që më presin si kryeministër janë shumë herë më të vështira se ky vendim që kam marrë. I vështirë ishte ky, po ka vendime më të vështira. Kjo është barra e përgjegjësisë.

Hila: Zoti Berisha nuk ndërhyri fare këtu? Telegrafisht nuk ndërhyri?

Basha: Absolutisht.

Hila: Nuk është se më intereson shumë kjo pikë domethënë. Edhe mund ta ketë të drejtën e tij. Zoti Basha, juve ndoqët një strategji që aleatët i futët brenda listës së PD. Megjithatë ka qenë një aleat i cadrës, zoti Kreshnik Spahiu, i cili nuk u fut në listë. Cila ishte arsyeja? Pati një veto nga Berisha, nga Rama, apo thjesht nuk dilte llogaria?

Basha: Jo, jo fare. Dëshira ime ishte ta shihja në listë. Mundësia ishte ti ofroja vendin dhe i ofrova vendin 17 në listën e Tiranës. Ne po bëjmë një betejë të shkëlqyer për të fituar numrin maksimal të vendeve për të qeverisur nesër Shqipërinë me planin tonë ekonomik. Nuk arritëm dot në një kompromis për këtë cështje. Sigurisht që mundësitë e mia ishin të kufizuara për vetë faktin që gjithë aleanca u materializua në listën e një partie, që është PD me numrin 6.

Hila: Me zotin Bamir Topi a bëtë ndonjë tentativë që ta përfshini në koalicionin tuaj?

Basha: Me zotin Bamir Topi dhe partinë që ai krijoi, dhe mesa duket që tani ka mbetur thjesht fantazëm, prej dy vitesh kam kërkuar komunikim dhe kam gjetur një mungesë totale komunikimi dhe sinqeriteti. Zoti Bamir Topi është thjesht dhe vetëm një individ në shërbim të lojrave politike të Edi Ramës. Kaq. Dhe më vjen keq për një pjesë të kolegëve që e kanë kuptuar me vonesë. Më mirë vonë sesa kurrë. Si zoti Hoxha në Kukës dhe disa të tjerë. Ka disa të tjerë pastaj që kanë dalë haptazi fare pro PS.

FRD nuk ekziston sot si forcë politike, por mesa duket u formua dhe i shërbeu, ishte në koalicion me Ramën në zgjedhjet lokale. S’ka kërkuar asnjë ditë ndjesë për pushtetin e Ramës për hartën territoriale se i ka lënë qytetarët pa zot, pa kryetar bashkie. Është hartë që u bë vetëm për interesa politike. Pra, të mos merremi më gjatë me të, ai i përket historisë të mëpasme

Emisioni i plotë

Intervisten e plote mund ta lexoni ketu: Koalicioni paszgjedhor, Basha përjashton vetëm PS, vagon për skrap 

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter