Reagimi - Basha: Funderrinat qe nxjerrin informacionin te denohen
21/10/2017 - 23:35

Kryetari i PD-se Lulzim Basha reagon lidhur me shqetësimin e Prokurorisë për Krime të Rënda se prova dhe fakte të paraqitura prej saj në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me çështjen Tahiri, janë bërë dhe po vijojnë të bëhen publike.

“Funderrinat qe nxjerrin informacionin e klasifikuar “Sekret” per te trembur dhe ekspozuar deshmitaret kunder Tahirit, jane sherbetore te Mafias. Ata duhen te ndiqen penalisht dhe te denohen, deputete a cfaredoqofshin! Nuk mund te kete imunitet per kriminele dhe bashkepunetore te krimit!” shkruan Basha ne nje postim ne facebook.

Lexoni çfare deklaroi prokuroria pak minuta me pare?

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë