Opozitë në tre drejtime - Basha: Reformojmë PD dhe Shqipërinë. S’ka bashkëqeverisje me PS
08/09/2017 - 18:12 Nga: Sonil Frasheri

Deputetet e Partise Demokratike zhvilluan mbledhjen e pare te grupit parlamentar perpara seances se te shtunes per hapjen e legjislatures se re. Kryetari Lulzim Basha u tha deputeteve se opozita do te perqendrohet ne 3 objektiva kryesore duke nisur nga reformimi i saj. Me tej demokratet miratuan propozimin e kryetarit Basha për kryetar të Grupit Parlamentar Edmond Spahon, ndërsa do të propozojne per nenkryetar parlamentit Edi Paloken. Ne mbledhje u miratuan edhe emrat e propozuar nga Basha për drejtimin e komisioneve parlamentare.

Një ditë përpara seances parlamentare, Lulzim Basha mblodhi deputetet e rinj dhe u tha se opozita e tij do të përqëndrohet në 3 objektiva kryesore duke nisur nga reformimi i vetë Partisë Demokratike dhe më pas i Shqiperisë.

Basha: Na takon ne, Partisë Demokratike dhe deputetëve të saj që të bëhemi pengesë që vendi të mos rrëshqasë në kaosin e autokracisë dhe kriminalitetit. Droga, krimi, korrupsioni po e vdesin dalngadalë çdo mundësi për zhvillim në Shqipëri dhe po izolojnë vendin. Na takon ne ta ndryshojmë politikën dhe t’u ofrojmë shqiptarëve alternativën e lirisë dhe demokracisë, dhe do të reformojmë e modernizojmë Partinë Demokratike, e cila do t’i paraprijë reformimit të të gjithë sistemit politik në vend duke filluar nga sistemi zgjedhor. Na takon ne që të jemi jo vetëm alternativë politike por edhe alternative morale. Ne do të jemi shembulli i ndershmërisë, i thjeshtësisë, i përgjegjshmërisë dhe i ndjeshmërisë ndaj njerëzve.

Basha tha prerë se nuk do të ketë në asnjë rast bashkëqeverisje me Partinë Socialiste gjatë këtij 4 vjeçari.

Basha: Ne jemi opozita dhe do të bëjmë opozitën derisa shqiptarë të na besojnë me votë drejtimin e vendit. Nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë asnjë ndarje pushteti dhe asnjë lloj përfshirje të Partisë Demokratike në qeverisje, në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast.

Në mbledhje demokratet zgjodhen propozimin e kryetarit Basha për kryetar të Grupit Parlamentar Edmond Spahon  dhe Edi Palokën vendosen ta propozojnë për nenkryetar parlamentin duke bërë një rotacion mes këtyre deputetëve. Demokratet zgjodhen Grida Dumen si zëdhenese të grupit parlamentar dhe Ervin Salianjin si sekretar te Grupit.

Për 3 komisionet që i takojnë opozitës, demokratet do të propozojnë si kryetar të komisionit të integrimit Genc Pollon, si kryetar të komisionit të shendetesise deputetin e ri Bardh Spahia ndërsa si kryetar të komisionit të medias deputeten Albana Vokshi.

Për komisionet që PD do ketë nënkryetarin, u propozuan Jorida Tabaku tek komisioni i ekonomisë, Florion Mima tek komisioni i veprimtarive prodhuese, Flamur Noka tek komisioni i sigurise, Tritan Shehu tek komisioni i jashtëm dhe Eduard Halimi tek komisioni i Ligjeve.

Në seancën parlamentare, deputetet demokratë do të votojnë kundër kandidaturës së Gramoz Ruçit si kryetar të kuvendit dhe më pas do t’i bashkohen protestes së të përndjekurve jashtë godinës së Kuvendit të Shqiperisë.

Te shtunen në oren 9:45 deputetet demokratë do të mblidhen serish në selinë e PD dhe më pas do të shkojnë në parlament.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter