Fushata në Korçë - Basha: Rama nuk ka plan për ekonominë, por premtime të pambajtura
18/06/2017 - 22:50

Deklaratave të kryeministrit se program ekonomik i PD është i parealizueshëm, i është përgjigjur nga Korça, kryetari Demokrat Lulzim Basha. Në argumentet e tij se pse Rama nuk kishte të drejtë, Basha u shpreh se program ekonomik i tij është i bazuar në eksperiencat e vendeve mjaft të zhvilluara, madje për këtë ai bëri edhe një paralelizëm mes hapave që po ndërmerr edhe presidenti amerikan Donald Trump, me të cilin së fundmi ka zhvilluar një takim.

Basha: Ekipi im, PD, ne jemi të vetmit që vijmë në këtë zgjedhje me një plan ekonomik që ka mbështetje europiane dhe amerikane, që funksionon në Amerikë dhe Europë. Do të ulim TVSH dhe do të vërshojnë qindra dhe milionan euro në xhepat e shqiptarëve në vend që të jenë para në xhepat e oligarkëve. Isha në Amerikë këtë javë, takova edhe Trump. Administrata e Trump po financonte stazhet për studentët, po ulte tarifat dhe po e bënte më të mundshme për studentët amerikanë që të ndjekin shkollën e lartë. po ndihmonte biznesin e vigël, po ulte taksat dhe po krijonte një klimë miqësore për bizneset.

Më tej, Basha tha se Rama nuk ka një plan, premtoi të njëjtat gjëra si para 4 viteve, por nuk ka realizuar asgjë.

Basha: Edi Rama e do timonin për vetë, që do të thotë e do të gjithë pushtetin për vete, por motori në fakt është një ekonomi e fortë që garanton një të nesërme të sigurtë dhe ky është preokupi im kryesor. Nuk ka plan për ekonominë, por ka prap premtime të pambajtura.

Deklaratat, Basha i bëri gjatë një takimi me të rinjtë dhe studentët në Korçë, të cilëve u premtoi se në prgramin e tij, ka parashikuar një sërë lehtësish për këtë kategori.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Emma Stone aktorja më e paguar e vitit

Close