Kuvend - Basha sulmon mazhorancën: Gjysma e deputetëve këtu i ka sjellë krimi
13/10/2017 - 10:30

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka sulmuar mazhorancë në Kuvend duke thënë se gjysma e deputetëve të PS janë kukull dhe i ka sjellë në Parlament krimi. 

“Për cfarë qeshni këtu ju kukulla që gjysma këtu ju ka sjellë krimi. Disa prej jush kanë punuar ndershëm, por nuk ju la shteg tjetër. Që vjen këtu flet dhe nuk flet për krimin”, tha Basha

Basha: Për çfarë qeshni ju?! Qeshni për ata që u vranë në Lushnje para dy ditësh. Apo për atë plakun që u plagos nga breshëria. Për çfarë qeshni ju?! Apo për atë 8-vjeçarin që u plagos nga tritoli në Vlorë. Për çfarë qeshni ju?! O kukulla pa integritet, pa personalitet. Gjysma prej jush ka ardhur këtu, ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi, e dini fare mirë. Disa prej jush kanë punuar ndershëm, por nuk ju la shteg tjetër ky këtu, që vjen sulmon një orë opozitën dhe nuk guxon të thotë një fjalë për krimin. Pse ? E di vetë se pse. Sepse ai është njësh me ta, dhe nuk ka nevojë të tregoj fotot për këtë. I keni pasur këtu dhe i keni akoma këtu. Për çfarë?!

Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha se Basha mohoi marrëveshjen e 18 majit sepse kishte frikë nga disa ofiqarë të PD, të cilët humbën karriget e tyre në parti. 

Edi Rama: Mu si lopa që e mbush kovën me qumësht dhe pastaj i bie me shqelmë gjithë inat a thua se fajin ja ka qumshti, edhe miku im Lulzim Basha këtu pasi bëri më në fund një akt lidershipi me marrëveshjen e 18 majit e mohoi.

E mohoi se u tremb, u tremb nga frëngjit e Jozefinës dhe Astrit Patozit, u tremb nga kryengritja në pallat, u tremb nga ofiqarët e SHQUP-it që humbën karriget e tyre dhe natyrisht nuk diti më se çfarë të bëjë përvecse të kthehet aty ku është më rehat, tek çadra e dasmave, tek lufta me krimin, te lufta me drogën, tek lufta me të keqen e madhe.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter