Plagosja - Berisha shkruan: Banda e Arben Ndokes së PS përgjak Lezhën
23/10/2017 - 0:27

Ish kryeministri Sali Berisha publikon mesazhet e dy qytetarëve dixhitalë të cilët thonë se nipat e Arben Ndokës janë autorët e plagosjes së ndodhur pasditen e 22 tetorit 2017 në Shëngjin.

Pas ngjarjes policia nuk dha emrat e autorëve të plagosjes së Samet Bercaj 19 vjeç dhe Florian Dushku 28 vjeç

“Në Shëngjin, në qendër të qytetit, nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit S.B. 19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç ,banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar” informoi Policia.

Ndërkohë Berisha postoi këte mesazh në facebook.

Lezha ne terror!
Banda e Arben Ndokes se PS pergjak Lezhen.
Nipat e tij ne kerkim derdhin bresheri kallashnikovi mbi dy te rinj. Çunat e krimit i ndihmojne!”

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb
“Mirembrema zoti Berisha!Ska nje ore qe ne shengjin ndodhi nje ngjarje ku u plagosen 2 djem te mrekullueshem nga dora e familjes kriminele,Familja e Arben dhe Sander Ndokes qe cdo dite po terrorizojne Lezhe dje deri sa arriten sot ne plagosjen e rende te Florian Dushkut dhe nej shoku te tij.Policia e Lezhes per mbi nje ore ps vrasjes as qe ngriti postoplloqe e as qe u vu ne ndjekje te autoreve edhe pse dihej se ishin Nokaj(nipat e Arben Ndokes).Si i vetmi njeri tek i cili kemi shprese dhe denoncon kriminelet ju lutem qe te beni publike kete mesazh.Ju faleninderit!”
“Zoti Berisha jam nje qytetar nga Lezha,Banda e nipave te Ben Ndokes,djemt e vellait te tij,sapo kan gjuajtur 2 persona qysh me konfliktin e zgjedhjeve,nipat e tij jane ne kerkim nga policia pasi Kane bere nje sere veprash penale e policia del me konklodimin qe nuk gjinden po ato perdit jane ne Lezhe e dalin lirshem pasi Arben Ndoka e njerzit e tij shoqerohen per dreka e darka me Drejtorin e Policise,te lutem anonim

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter