Kuvend - Berisha: Targat e makinës së trafikut të kokainës, në të ishte edhe Olsi Rama
28/09/2017 - 17:11

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Kuvendi se kryeministri është “nëna e krimit”, duke theksuar se ka vendosur në krye të Ministrisë së Brendshme një njeri që mbron bandat kriminale.

Berisha publikoi targat e një makine, sipas të cilit i përket grupit të kokainës së Xibrakës dhe brenda saj, ka qenë edhe vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama. 

Berisha: Ajo që ndodhi në Elbasan nuk është vetëm shfaqja e një qyteti. Në Shkodër, të njëjtë jua them unë. Po në Vlorë, Habilajt janë lule mor. Morën përpjetë për një kohë, tani ligjin e bëjnë Dafajt me Ramën.

Ka ca dokumente. Ekziston një makinë me targë AA 635DM. Kjo makinë është makinë e transportit të kokainës. Shko pyet tek Krimet e Rënda. Kush kanë qenë pasagjerët e kësaj makine të përshtatur për transport kokaine?

Genci Kasem Xhixha, djali i sponsorizueses kryesore të Ramës.

Kartelit të Xibrakës.

Pasagjer tjetër ka qenë Ermal Ilir Hoxha, me data dhe me të gjitha.
Pasagjer tjetër i saj ka qenë Gentian Hasan Gjonaj.

Dhe i katërti ka qene Olsi Kristaq Rama.

Berisha tha se opozita ka humbur betejën e zgjedhjeve, por nuk ka humbur luftën kundër krimit.

Berisha: A nuk është Edi Rama që ndërseu banditin në Parlament për të goditur deputetin e opozitës. Ja ku është krimi, kryetrimi, nëna e krimit. Kreu i Meduzës. Edi Rama je koka e krimit. Në celularin tënd ke me dhjetëra e qindra mesazhe nga vrasës, trafikant droge. Ke ministra që mbajnë në eskortë serial killer.

Ti ia rrëmbeve Shullazin atij tjetrit dhe e bëre pjesë të qenies tënde. E përdore për të çuar mesazhe vrasëse kreut të opozitës. E përdore gjersa në një rast unik në histori e arrestoi opozita me një denoncim që bëri. Ti, për të mbrojtur lidhjet tua me krimin, emëron krye të Forcave të Rendit, Xhafën, vëllanë e një prej kriminelëve më të rrezikshëm të Shqipërisë. Në atë pozicion, më së paku je në konflikt flagrant interesi. Ky nuk mundet të bëjë të paditurin.

Yt vëlla ka një dënim. Gjykata Supreme e Italisë ka një dënim të prerë për drogën dhe kokainën. Arrestoje dhe dërgoje atje. Ti je atje vetëm si përfaqësues i klaneve më kriminale të Shqipërisë për t’i garantuar ato se sa të jemi në pushtet, ju nuk u prek njeri. Është e vërtetë që ne i kemi humbur zgjedhjet. Luftën do ta vazhdojmë. Kemi humbur betejën, nuk kemi humbur luftën. Jemi 10 herë më të motivuar në luftën kundër krimit se sa më parë. Sot është emergjencë. Falenderoj media po bëhen vokale kundër kësaj gjëme të zezë që i ka bërë Edi Rama Shqipërisë. Edi Rama je nëna e krimit.

Berisha shprehu shqetësimin edhe për largimin e shqiptarëve jashtë vendit.

Berisha: Shqiptarët po ikin sot si në 90-n jo se janë atëherë. Atëherë dolën nga tirania komuniste, kurse sot po ikin sepse duan të dalin nga tirania e krimit. Duan që fëmijët e tyre të jenë të sigurt. Nuk shohin asnjë perspektivë. Edi Rama je koka e krimit sepse me kriminelë përcaktohen tenderat. E dini se çfarë ndodhi me By Pass-n e Fierit. E dini si iku? Kishte mëkate shumë të rënda dhe donte të futej me kompaninë e mbetjeve të Lali plehut në Tiranë.  

Nisma 1 miliard është vetëm krim, krim, krim. Pse nuk ju thua shqiptarëve që qeveritë që e kanë borxhin në qiell për të mashtruar borxhin kalojnë në partneritete private, duke thelluar buxhetin. Pse nuk ua thua shqiptarëve se borxhi është 85%. Çdo garanci e një qeverie, është borxh, borxh.

 

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter