Brenda vitit nis puna për rindërtimin e Piramidës
28/09/2017 - 18:49

Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha se puna për ndërtimin e Piramidës do të nisë brenda këtij vit.

Veliaj: Brenda këtij viti do të nisim punën për Piramidën, për ta kthyer në një qendër të madhe kulturore për Tiranën me fokus për rininë.

Për ta kthyer në një burim energjie për Tiranën e ideuar nga arkitekti i njohur Vini Mas, dhe të gjithë skuadra e tij dhe e bashkisë së Tiranës, për ta kthyer në një projekt fantastik të atij që ka ngelur zhgualli i Piramidës.

Ne duam që aty të përfshijmë aktivitete që kanë të bëjnë me artin. Siç kemi bërë këto dy vitet e para për fëmijët, mund të plotësojmë një vakum për adoleshentët duke e kthyer Piramidën.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë