Bulqizë, fshati pa ujë braktiset nga banorët
13/09/2017 - 14:14 Nga: Arjan Zefi

Banorët e Viçishti në Gjoricë të Bulqizës po braktisin banesat e tyre për shkak se fshati ka prej vitesh mungesë të ujit të pijshëm dhe për vaditje, ndërsa për infrastrukturë rrugore as që bëhet fjalë.

Kështu, rreth 70 për qind e fshatit tashmë është braktisur, pasi banorët jetojnë vetem me bujqësi dhe blegtori, për të cilat është i domosdoshëm uji.

Ata janë larguar për t’u vendosur në periferi të Tiranës dhe Durrësit, ndërsa ata që nuk mund te largoheshin prej fshatit jetojnë në kushte shumë të vështira, me mungesë uji, qendre shëndetësore e rrugësh.

Fëmijët e këtij fshati bëjnë rrugë në këmbë për të shkuar në shkollë, ne Viçishtin e Sipërm. Banoret mbushin uje ne nje cezme ne qender te fshatit prurjet e së cilës janë vetëm një curril.

 Banorët:  Nuk ka ujë, Kanë ikur shtëpiat janë braktisur. S’kemi ujë për të pirë”

 Një e moshuar, banore e fshatit, kujton se në Viçisht bujqësia ka qenë mjaft e zhvilluar, aty kultivohej misër pasi toka ishte pjellore dhe kishte ujë për vaditje. Por, pas viteve 90, thotë ajo, gjithçka mori fund.

 Viçishti duket se është një prej fshatrave që po braktisen me shpejtësi në vend, për shkak të mungesës së kushteve elementare për jetën.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter