Dritan Prifti krah Tom Doshit: Ka pasur skenar të mirëmenduar për ta vrarë. Unë s’jam Mark Frroku. S’kam frikë nga Ilir Meta
10/03/2015 - 11:30 Nga: Anduena Llabani

Dritan Prifti , emri i të cilit u lakua gjatë deklaratave publike nga kreu i kuvendit si person i përfshirë në skenarin Doshi, dëshmoi sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por jo si person që ka dijeni mbi ngjarjen por si nje njeri që denoncon tentativën e vrasjes se një deputetit.

I ftuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dy orë e 20 minuta Dritan Prifti dha të vërtetën e tij për atë që e quajti skenar të “mirëmenduar”,  të vrasjes së Tom Doshit. Më pas u tha gazetarëve se nuk e trembte asnjë lloj presioni, as kërcënimi nga Ilir Meta, se nuk kishte halle si Mark Frroku dhe se videoja me Shkëlzen Berishën, ishte vetëm taktikë e kryetarit të parlamentit për të mënjanuar drejtësinë

Ora 11: 30/ Deklarata e plote e Dritan Priftit para gazetareve:   “Në këtë vend po ndodhin gjëra të çuditshme. Ka pasur një komplot dhe një skenar të mirëmenduar për të vrarë deputetin Tom Doshi. Unë kam bindjen se ky grup prokurorësh janë shumë seriozë. Kam bindjen se kjo tentativë për vrasje do të zbardhet. Unë nuk jam Mark Frroku. Erdha këtu dhe kam deklaruar plotësisht të vërtetën, ato që kam deklaruar dhe që di. Nuk më tremd asnjë lloj presioni, denoncimi apo kërcënimi që mund të bëhë Ilir Meta apo njerëzit pranë tij, për të shtrembëruar të vërtetën. Nëse Mark Frroku ka halle të tjera dhe për shkak të këtyre halleve nuk dëshiron të thotë të vërtetën unë nuk kam halle të tilla. Shyqyr Zoti.

Kam deklaruar këtu, pavarësisht se është sekret hetimi, kam deklaruar të gjithë takimet që ka bërë Tom Doshi, Mark Frroku, Durimi, u penduari u kësaj çështje, dhe shumë gjëra të tjera. Me informacionet që kam unë jam i bindur se kjo çështje do të zbardhet nga këta prokurorë.

Arsyeja është urrejtja që ka pasur Ilir Meta ndaj meje e Tom Doshit për publikimin e videos së korrupsionit ndaj Ilir Metës .

S’kam asnjë lidhje me Shkëlzen Berishën. Nuk kam asnjë video me  Shkëlzen Berishën. Janë taktikat që po përdor Ilir Meta për të fituar një pjesë të elektoratit të majtë. Janë taktika për shtrembëruar drejtësinë. Taktita që nuk cojnë drejt zbulimit të së vërtetës dhe që edhe pulat e mia në Koplik I kuptojnë e jo më shqiptarët.”

Prifti u paraqit ne Prokurori rreth ores 08:57 

Dëshmia e Priftit në prokori erdhi pas ftesës së organit të akuzës, pas një deklarate që Ilir Meta bëri nga Kuvendi. Prifti është shprehur publikisht se atentati ndaj Doshit ishte një shenjë hakmarrjeje për mbështetjen që deputeti i larguar nga PS  i kishte dhënë për të publikuar videon e aferës 700 mije eurosh në vitit 2011, e cila solli dhe dorëheqjen e Metes nga posti. Ftesa iu bë te henen e 9 marsit.  

Një ditë më parë për këtë çështje dëshmuan në Prokurorine e Krimeve të Rënda ish kryeministri Sali Berisha, si dhe deputetet Tom Doshi dhe Mark Frroku. Seanca e ballafaqimit mes tyre u zhvillua me tone të larta dhe tension, pasi secili prej tyre i ka qëndruar dëshmive të dhëna me hapjen e hetimit. Deputeti Marku i cili njihet për miqësinë e tij të madhe me deputetin Doshi ka deklaruar se s’ka asnjë dijeni për një komplot për vrasje të Tom Doshit, ndërsa ky i fundit pretendon se ai e ka sinjalizuar i pari për këtë eleminim.

 

[metaslider id=476617]

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. STRANGER says:

    DEKLARATE BOMBE. PRESIM TE VERTETEN

  2. 123kid says:

    E verteta vonon po s’harron thote populli yne

  3. AJAX says:

    MIR E KA KY PRIFTI. UNE LEK KAM, NE TEREZI E KAM, NJERZIT PA BUKE JANE DHE CFARDO TI PREMTOSH NJE ENDER TE RE SHOHIN POR POR SI I BERI LEKET DHE LEKET E KUJT ISHIN SU MORR NJERI DHE NUK DO MERRET. PRANDAJ FUTJU POLITIKES SE UNE BASHKE ME TE TJERET M.. DO HAME PO S’JU PELQEU SI JA U THASHE HAJENI NE HESHTJE.

  4. NGA ZONA BLERINES. says:

    Bravo Dritan deklarat e forte dhe e besushme 1000%,pas Dritani e njef mir kushe eshte Ilir Meta..Sa per Mark Frrokun tamam tha TANI a ka hadhe tjera dhe te gjithe e kuptojm cfar halli!!!!!!!!!!!!!!!!!Por e drejta do dale ne shesh.

  5. sokoli says:

    ka ardh koha që Iliri bashk Spartakun te japin llogari per 21 eportofolit dhe kurthin per vrasje tëTomit.SHPRESOJMË.

  6. Tirona says:

    Nji tuf plehrash qe u pasurun ne kohe te Sales, qe hongren me Ramen, e tani bojn teater. Ju dhe burgun e keni pak.

  7. pirro says:

    karrigja I ka fajet u mesuat me llokma te medha te beni ligjin te vidhni pa pyetur se rreth jush jetojne njerez dhe kur per x aresye I humb priviligjet kthehesh ne kafshe me fytyre njeriu je I pa besushem ku ishe deri tani ,nga na dole kaq milioner I madh zotrote ti je me muti nga te tere ngatrrestar vetem se te rrojten mjekren,i bije qe te gjithe ju qe ini marre me politike dhe jinni pasuruar te kini vjedhur ose mashtruar rruge tjater ska ndreojini o popull keta lloj birbo qe dalin e na shantazhojne na prishin gjumin se endra nuk na lene te realizojme mallkuar qofshin keto fara te keqe zoti I denofte

  8. Shqiptar says:

    ilir dhe e majta duhet te shporren e mos te vin me ne pushtet asnjeher se jan mashtrusat ne te medhenj keta te majtet me te pabes si ben nena mbase han koken e tyre

  9. bill natso says:

    Nuk dini pune tjeter vec shpifjeve ,hajdutllekut dhe krimeve ,se po te dinit ky popullnuk do te ish katandisur keshtu

  10. sulo says:

    jo more nje palo shqiptar,sipas teje te na vijne me te vqelburit ne pushtet saliu dhe luli apo gagaci edi qe eshte politikari me kot fare qe I marrte te keqen edhe doshit

  11. nje nga populli says:

    hani hani ,gjer sa tu pelcase barku e ta beni mut dynjane ,te mos kete lume tu laje

  12. Rosco pasha says:

    Ne te verteten e dim se ilir meta eshte kriminel manipulus po se edhe edi rama e sajmir tahiri te behen si iliri ket nuk e kemi dit flm

  13. Daku says:

    Dritan epo dhe ti aty do ngelesh ne dyert e prokurorise bere mire qe mbron artakun

  14. vezhgusi st says:

    keta duhen marre te gjithe zvarre per bythe,dhe ti besh sapun.Meta duhet terhequr i pari se eshte eshte c’te themi ,fjalet me te kqia qe ekzistojne ne te gjithe fjaloret ebotes i takojne vetem atij yyyyyyyytttttt.

Komento

Më shumë