“Ju flet Moska” - Deputetët kërcëjnë “Kalinkën”por refuzojnë grupin e miqësisë me Rusinë
11/10/2017 - 20:24

Duke iu referuar shqetësimit të ngritur nga Ambasadori rus në Tiranë në një aktivitet të Ambasadës gjermane, se pse Kuvendi nuk kishte dorëzuar listën e deputetëve për grupin e miqësisë Shqipëri-Rusi, emisioni “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj ironizoi se ligjvënësit shqiptarë nuk pranojnë të bëhen pjesë e grupit se kanë frikë nga Perëndimi.

Por Myftaraj i sugjeroi Ambasadorit rus se listat mund ti përpilojë vetë.

Myftaraj: Pak ditë më parë në festën e Ambasadës gjermane, 3 tetori dita e bashkimit të Gjermanisë,  Ambasadori rus në Shqipëri i ftuar në këtë Ambasadë u ka thënë në prani të disa diplomatëve të vendeve të NATO-s një grupi deputetësh shqiptarë nga shumica parlamentare dhe opozita duke ju drejtuar kryetarit të Kuvendit se pse nuk e sillni listën e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për grupin e miqësisë Shqipëri-Rusi. Ironia është se deputetët tanë, një pjesë e madhe e të cilëve nëpër dasmat familjare dhe gëzime dëgjojnë dhe disa kërcëjnë me kënaqësi vallen ruse “Kalinka” nuk duan të hyjnë në grupin e miqësisë Shqipëri-Rusi sepse kanë frikë se çfarë do të thotë Perëndimi për ta. Por do ti thosha Ambasadorit rus: Mos ja kërkoni kryetarit të Kuvendit, zotit Ruçi listën e deputetëve shqiptarë për grupin e miqësisë Shqipëri-Rusi, ju i keni vetë listat kush nga deputetët i ka pasur prindërit në shkollë në Bashkimin Sovjetik, kush ka pasur vjehrrin, kush ka pasur nënën dhe babain, kush nga ata ka qenë agjent i KKB. Apo kush ka pasur prindërit në shkollë në vendet e ish-kampit socialist, Varshavë, kush ka pasur nënën me studime dhe u vu në shërbim të KKB për të kontrolluar oficerët rus sepse vajzat polake nuk pranonin të rektrutoheshin nga KKB për të spiunuar oficerët rus dhe detyroheshin të gjenin studente nga vende të tjera të kampit socialist që viheshin në këtë shërbim dhe e zgjasnin shkollën nga 6-7 vjet. Ambasadori mund ta bëjë vetë këtë listë fare mirë, ose Moska.

/Oranews.tv/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter