Dhjetë vatra të reja zjarri pavarësisht reshjeve të shiut
03/09/2017 - 13:15 Nga: Erblina Mile

Vetëm në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 10 vatra të reja zjarri pavarësisht reshjeve të dendura që kanë rënë.

Emergjencat Civile bëjne me dije se kanë të angazhuar 100 zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 90 forca ushtarake.

Shiu i rënë ka bërë të mundur fikjen e zjarrit të rënë në Malin e Munellës në Pukë.

Ndërkohë me ndërhyrjen e zjarrfikëseve është bërë e mundur fikja e zjarreve në Malin e Taraboshit në Shkodër si dhe zonën malore të fshatit Lajthizë ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve është bërë e mundur edhe izolimi i disa vatrave të zjarrit në Dibër Fier e Gjirokastër.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter