Elbasan - Dhuna e ish-kunatit ndaj gruas dhe dy vajzave, ja shpjegimi i policisë
08/09/2017 - 17:07

Policia e Elbasanit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me rastin e familjes Kodra në Elbasan, ku Vera Kodra pretendon se ajo dhe vajzat e saj janë dhunuar nga ish-kunati

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan  njofton se ka referuar materialet në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit K.K., 50 vjeç banues në Elbasan.

“Proçedimi ndaj tij, filloi pasi më datë 27.08.2017, për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij, shtetases B.B., 18 vjeçe.Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal”, sqarojnë blutë e Elbasanit.

Policia informon gjithashtu se “gjatë dhënies së shpjegimeve nga ana e shtetasit K.K është insistuar se edhe ai kërkon urdhër mbrojtje, pasi pretendon se dhunohet nga ish- kunata e tij shtetasja V.K dhe fëmijët e saj, duke pretenduar që ai është person me aftësi të kufizuar (i verbër). Nga ana e Komisaritit të Policisë Elbasan paralelisht fillimit të procedimit penal janë plotësuar kërkesë –  padi për të dy palët e përfshira në konflikt.”

Nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan janë lëshuar përkatësisht vendimet si më poshtë.

Vendim me nr. Akti 155 datë 30.08.2017 me objekt lëshimin e Urdhërit të Menjëhershëm të Mbrojtjes për shtetasen V.K., 41 vjeçe banuese në Elbasan dhe për tre fëmijët e saj., me afat kohor 6 muaj nga data 30.08.2017-29.01.2018.

Vendim me nr. Akti 156 datë 30.08.2017 objekt lëshimin Urdhërit të Menjëhershëm të Mbrojtjes për shtetasin K.K., për bashkëshorten e tij  dhe djalin me afat kohor 6 muaj nga data 30.08.2017-29.01.2018.

Për të dyja palët është urdhëruar të mos, cënojnë, kontaktojnë, fyejnë apo ushtrojnë dhunë kundrejt personave të përcaktuar në kërkesë-padi, pasi në bazë të nenit 321/1 të Kodit Penal, personat do të mbajnë përgjegjësi ligjore nëse nuk i respektojnë.

Specialisti Policisë së Zonës sot në datë 08.09.2017 ka marrë kontakt me personat e sipërcituar për të komunikuar mbi masat e përcaktuara nga gjykata. Si dhe për cdo problematikë që ata mund të kenë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter