Incidente - Dhuna me mbështetësit e LSI, Ilir Meta: Duroni edhe 7 ditë
18/06/2017 - 21:06

Ish-kryetari i LSI-së Ilir Meta ka reaguar në lidhje me incidentet që kanë ndodhur me mbështetësit e LSI gjatë fushatës.

Nga Spitali i Traumës, ku Meta vizitoi koordinatorin e LSI në Fushë Krujë i cili u dhunua tha se kjo ndodh kur në krye të policisë është Haki Droga.

“Duroni edhe 7 ditë, kjo ndodh kur policia ka në krye Haki Drogën”, ka deklaruar Ilir Meta.

Në lidhje me këto incidente ka reaguar edhe kryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili në një status në FB shkruan:

“Delinkuentet e Rilindjes së zhytyr në llumin e krimit dhe të dhunës do ta marrin ndëshkimin e merituar në 25 qershor. Qytetarë, mos i kurseni!”

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Meta President, Krasniqi: E nxituar. Zheji: I tipit të ri!

Close