Fushë-Krujë - Dhunimi i koordinatorit të LSI, policia: Është edhe drejtor shkolle
18/06/2017 - 22:06

Policia e Fushë Krujës ka dhënë detaje në lidhje me dhunimin e koordinatorit të LSI në këtë qytet. Sipas bluve bëhet fjalë për 40-vjeçarin Blerim Çela, i cili është edhe drejtor i shkollës 9-vjeçare në Fushë Krujë.

“Në datë 18.06.2017, rreth orës 18:00, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin B.Ç. rreth 40 vjeç, banues në Fushë- Krujë, Drejtor i Shkollës 9-vjeçare në Fushë Krujë. Shtetasi B.Ç. ka qenë duke u futur në një lokal, Bar- Kafe në Fushë Krujë kur është konfliktuar dhe goditur nga disa persona. Shtetasi i mësipërm ndodhet në Spitalin  Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën ku po merr ndihmë mjekësore.  Me të marrë njoftim menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë po merren dëshmi nga vendngjarja, sekuestrohen pamje filmike si dhe kryhen veprime te tjera proceduriale për të zbardhur ngjarjen dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
AP artikull fitores së PS, i referohet dhe sondazhit IPR Marketing e Ora News

Close