Dritan Prifti intervistë ekskluzive në “Të Paekspozuarit”: Mark Frroku më informoi se Meta do më vriste
13/03/2015 - 7:23

Mbrëmjen e 12 marsit 2015, Dritan Prifti ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit se Ilir Meta ka dashur ta vrasë atë dhe për këtë skenar e ka informuar Mark Frroku.

Lidhur me cështjen Doshi, Prifti është shprehur se Frroku nuk thotë të vërtetën,  pasi e njeh shumë mirë Durim Bamin. Sipas tij, Bami është kapur nga policia si shofer në makinën e Frrokut.

Dritan Prifti paralajmëron rikthimin e tij në politikë, teksa deklaron se Rama dhe Meta kanë një marrëveshje për ndërrim postesh, nëse fitojnë zgjedhjet vendore.

Më poshtë intervista me Dritan Priftin

Ylli Rakipi: Ju shkuat në prokurori dhe thatë se ishit të bindur për vërtetësinë e vidos dhe se Ilir Meta do ta vriste Tom Doshin, ku e bazoni ju këtë?

Dritan Prifti: Ata që nuk e besojnë janë shumë të pakët. Mendoj dhe disa sondazhe që kanë bërë ne televizione e kanë nxjerrë se 80 % e shqiptarëve i besojnë deklaratat e deputetit.  Ata që nuk e besojnë janë disa persona të cilët jetojnë duke shfrytëzuar keqpërdorimin e informacionit. Unë kam bindjen se akuzat e Zotit Doshi janë të vërteta. Bindja ime vjen nga informacioni që kam marrë nga deputeti Tom Doshi. Jam informuar për këtë histori në tetor, ndërsa historia kishte nisur në gusht 2014

Ylli Rakipi: Prokuroria ka thënë se videoja është bërë në muajin gusht

Dritan Prifti: Në gusht është bërë filmimi i personave brenda lokalit Viva, ndërsa në ditët e para të tetorit është bërë filmimi me Durim Bamin. Kanë qenë të veshur me xhupa.

Unë e pashë një ditë ne Sheraton Tom Doshin  me makinë të blinduar dhe me roje te shtuara e pyeta. Ai më pas më tregoi historinë. Jam informuar në fillm të tetorit, ndërsa Toma kishte që në gusht që e kishte kete informacion. Ai kishte zgjedhur të mos më informonte më përpara se ishte një vrasje që kishte lidhje edhe me emrin tim.

Ylli Rakipi: Tingëllon pak e çuditshme se ju e keni pasion këtë punën e videos?

Dritan Prifti: Une nuk  kam pasion. Regjistrimet që kam bërë kanë qenë për Ilir Meten dhe të afërmve të tij për të më dhëne mua prova të mjaftueshme se kush ishin ata dhe për tu treguar shqiptarëve se kush ishin ata. Une nuk jam aktorë dhe nuk kam ekspertize se po të kisha, ai regjistrimi me Meten do ishte i kulluar. Meta shpëtoi nga burgu se ajo video u bë nga një person që nuk kishte eksperiencë.

Në këto momente njeriu duhet të jetë i kthjellët. Unë e dija prej 6 muajsh që Meta donte të më largonte. Por nuk ma kishte thënë . madje disa ditë para largimit tim nga LSI isha për drekë me bashkëshorten te shtëpia e Ilir Metës për drekë dhe ai me fali edhe një pikturë. Unë e dija ndërkaq për largimin. Ndaj videoja më shërbente për tu mbrojtur.

Ylli Rakipi: Miku mund t’iu kishte kërkuar ndihmë për shkak të videos suaj?

Dritan Prifti: Unë mendoj se Doshi duhet të më kishte njoftuar më përpara se për shkak të urrejtjes që Meta kishte për mua ai donte të hakmerrej ndaj Tomës për shkak të ndihmës që Doshi më dha në atë periudhe. Toma duhet të më kishte informuar më shpejt pasi mund te ishte vrare me shpejt. Por ai mendoi se duhet te fliste me kryeministrin, prokurorin etj. Nuk kam qejfmbetje për këtë. Pasi jam informuar jam përpjekur t’i qëndroj pranë. Une kam krijuar bindjen time personale se kjo eshte vepër e Ilir Metes dhe personave te tjere rreth tij.

Ylli Rakipi: Pse duhet ta vriste Ilir Meta Tom Doshin dhe Fufin duke destabilizuar vendin?

Dritan Prifti: Sa jan vrarë dhe askush nuk e di, nuk u destabilizua vendi. Nuk do te destabilizohej vendi pasi do sillte ca deputetë të tjere. Po ju pyes ju dhe shqiptaret: Pse Tom Doshi kishte interes te sajonte një gjë të tille? Doshi ishte nje deputet shume i fuqishem i PS me marredhenie shume te forta personale me kryeministrin, kryetarin e kuvendit, deputetet.

Ylli Rakipi: Kohët e fundit nuk ka qenë kështu?

Dritan Prifti: Doshi merrte në telefon ministrat kur ishte në lokal dhe u thoshte hajde këtu. Kishte një situatë të tille. Pse duhet ta bënte dhe të humbte gjithcka, edhe sulmin ndaj bizneseve te tija?

Ylli Rakipi: Pse Ilir Meta duhet ta vriste? Duhet t’iu vriste juve i bie kështu

Dritan Prifti:Pse do sajonte Tom Doshi personazhet makabër?! Ku do ta gjente Durimin, Tonin, si ka njohur asnjëherë. Ka pasur një plan dhe për goditjen time. Kur e mori vesh që ishte Ilir Meta, Tom Doshi është shokuar sepse rrinte tre katër herë në javë dreka darka me të. Duke hipur maje helikoterit. Ka pasur një plan për të më goditur dhe mua

Ylli Rakipi: Nuk është ndonjë histori e madhe. Një nga personazhet e historisë, një nga Gjermania nuk më hyri në linjë në emisionin e kaluar ne 15 minutat e fundit.

Dritan Prifti: Personazhi që flet është dënuar në Gjermani për trafik droge. Ky personazh është në Itali i dënuar me vendim gjykata me 17 vjet burg për trafik narkotikësh dhe cështja është në apel. Po flasim për një personazh që vjen nga bota e krimit dhe Doshi ka thenë që ai ishte sekser që vriste me pagesë. Këtë personazh e ka përpunuar Spartak Braho në Gjermani dhe e ka sjellë në Shqipëri. Kam një informacion që edhe Ilir Meta ka qenë në Itali për këtë cështje. Spartak Braho është fotografuar në Gjermani. Eshtë një histori e tmerrshme. Ka vajtur Fatjoni në gjykatë dhe ka thënë nuk është e vërtetë dhe duhet ta besojme tani?

Ylli Rakipi: Ai më ka thënë që nuk e njihte fare këtë problem.

Dritan Prifti: Cfare prisnit ju, që ta pranonte dhe të dënohej me 20 vjet burg?

Ylli Rakipi: Ka thënë që personazhet e historisë nuk i njeh. Që Ilir Metën nuk e njeh fare.

Dritan Prifti: Ilir Meta është takuar me Tonin brenda lokalit Viva me nje mik tjetër. Mik që ka bindur Tonin për këtë dëshmi që ka bërë.

Ylli Rakipi: Ju shprehët bindjet se Mark Frroku gënjente. Pse?

Dritan Prifti: E kam shprehur jo vetem se këto gjëra mi ka deklaruar Toma, por mi ka deklaruar edhe mua Marku. Une jam  bindur që Mark Frroku gënjen. Ai do kishte një rol të respektuar në këtë histori se ai e ka njoftuar Tomën për vrasjen dhe i ka shpëtuar jetën. Frroku me Tomën dhe Durim Bamin  jan takuar të paktën 3 herë. Një herë në zyrat e Profarmes së vjetër. Ne hotelin e Tom Doshit  dhe në një vend të trete. Ka dëshmimtarë që i kanë parë dhe e kanë dëshmuar këtë fakt. A e dini ju që Durim Bami është bllokuar nga policia në makinën e Mark Frrokut?

Ylli Rakipi: E kam dëgjuar në ditën e vrasjes së komisarit

Dritan Prifti: Jo disa muaj me pas, në shtator, tetor, nëntor. Durimi është bllokuar me makinën e Mark Frrokut. Ka vajtur Marku ta nxirrte Durmin dhe makinën policia e ka mbajtur 1 javë. Nëse unë gënjej për këtë, Mark Frroku le të shkojë nesër në prokurori dhe të me denoncojë për shpfje. Nuk kam interes të gënjej. Mark Frroku ka qenë në dasmën e nipit të Durim Bamit. Ai ka thënë unë nuk i njoh.  Do kishte qene e ndershme te thoshte te verteten.

Ylli Rakipi: Ju thatë që Mark Frroku ka arsyet e veta që e përgenjeshtron këtë video? Cilat jane?

Dritan Prifti: Arsyet e Markut nuk mund ti marr përsipër ti sqaroj. Por të gënjesh për këtë gjë duhet të ketë arsye të madhe.

Ylli Rakipi: Duket se përvec ju dhe Tomës, të gjithë të tjerët po gënjejnë. Vetë i porosituri për vrasje, Bani e ka përgenjeshtruar. Thote qe ka qenë nën presionin e Tomës.

Dritan Prifti: As Tom Doshi dhe as une nuk kemi fuqine e pushtetit. Që  të bllokojmë dëshmimtarët në biruca që tu bëjme presion. Doshi ka vetem Facebook se edhe mediat nuk jane aq te hapura sa ta mirëpresin.

Ylli Rakipi: Doshi është miku juaj i afërt. Ndër miqtë e vetëm të politikës tani. Çfarë është Doshi për ju dhe pse mendoni se dikush nuk e ka futur në kurth sidomos me këtë lojën e kamerave?

Dritan Prifti:  Toma ka shumë miq dhe unë jam ndër miqtë e rinj të Tomës. Sigurisht jam mik me të dhe kjo ka nisur që në kohën kur unë kisha përplasje me Metën.

Në atë periudhë Toma më ka qëndruar afër dhe ishte periudhë e veshtirë për mua. kisha betejë me shtetin. e kam vlerësuar rolin e Doshit në atë periudhë.

Ai është nje person i lexuar gabimisht nga media dhe opinioni publik. Ai është një person i drejtë. Ai ne 25 vite nuk ka pasur asnje problem me drejtesine , gjithe piramida e shtetit po bie ne marreveshje me krimin ne rastin e Doshit. 6 muaj institucionet e shtetit nuk bene asnje veprime që po i bëjne sot dhe po i mbyllin për 2 javë.Tom Doshi eshtë  njeri i beses, burrëror, me shumë biznesmen se politikan. Nuk ka prirjen e një politikani të mirëfilltë dhe oratorinë për tu përfshirë në debate. Por është bamirës dhe mijëra familjë në Shkodër i ka mbështetur  dhe gezon mbështetje. Unë jam këtu pasi nuk mund ta pranoj që kur një mik është në vështirësi dhe une nuk jam.

Ylli Rakipi: Ka kaluar dita e vështirë se tani nuk e kërcënon më njëri ta vrasë. Ilir Meta nuk besoj se e vret pas ketyre ngjarjeve.

Dritan Prifti: Mark Frroku në gusht 2014 ka ardhur tek unë e më ka thënë duan të të vrasin. Mark Frroku erdhi të më paralajmëronte. Erdhi dhe tek Toma dhe tek unë. Unë isha në Vlorë me pushime. Me thene te drejten unë gjykova të merrja nje vendim tjetër nga TomaKur më tha Marku mora një person që është mik i ngushtë i imi dhe Ilir Metës. Është një person i cili ka besimin tim të plotë dhe të Ilirit. Unë zgjodha rrugën që i thashë Ilir Metës.

 Ylli Rakipi: Kush është ky?

Dritan Prifti: Nuk mund ta them. Une nuk zgjidha rrugën e Tomës. Zgjodha  ti coja informacion Metes. Ai me mori në celular se ishte në Jalë me pushime. Meta më telefonoi dhe më tha çfarë janë këto muhabete. Shih mos janë ndonjë skenar i Visho Ajazit dhe Berishes. Pas kesaj telefonate une e mbylla kete histori.

Ylli Rakipi: Toma e lajmeroi Metën?

Dritan Prifti: Toma nuk kishte plan ta bënte publike. Toma donte t’i njoftonte këta. Unë i kisha thënë që të mos e bënte publike se unë e bëra publike dhe nuk nxorra gjë. Askush nuk do të dënohet dhe t’i do te shihesh me sy ndryshe nga partia jote. Por Toma e bëri videon publike pas tentativës për tu vrarë nga Durim Bami. Ishte një tentativë për shperthim me eksploziv dhe tre-katër ditë më pas ai e bëri publike dhe qëllimi ishte të shmangte vrasjen e tij.

 Ylli Rakipi: Tentativë vrasje ka pasur edhe për Fatjonin. Ai u plagos dhe iku drejt Gjermanisë. Këtu nuk mund të ketë qenë Meta përderisa ai ishte porositesi, ne emer te Metës.

Dritan Prfiti: Nuk mund të marr përsipër të bëj komente për këtë. Shpresoj ta zbardhë prokuroria se kush ka dashur ta vrasë.

Ylli Rakipi: Videoja juaj solli 21 janarin. Cili është opinioni juaj sot?

 Dritan Prifti: Po të isha me mendjen time sot nuk do e kisha bërë publike, humba shumë.

Ylli  Rakipi: Ju e bëtë publike se ju hoqën nga ministër?

Dritan Prifti:  Nuk ka lidhje. Meta më ka bërë ofertë të behesha minister sërish para se ta bëja videon. Në prani të atij mikut. Unë kam humbur nga ajo video. Më vodhën votat dhe nuk donin të isha në parlament. Për 21 janarin mendoj se ishte krim shtetëror. U vranë njerëz në bulevard nga shteti. Në atë periudhë kam bërë një deklaratë që i qëndroj dhe sot. Nuk do të ketë më kurrë bashkëpunim timin me Berishën.

Ylli Rakipi: Pra ju nuk keni bashkëpunim me asnjë nga ata që janë sot në politikë. Vështirë rikthimi juaj në politikë.

Dritan Prifti: Fola për 21 janarin

Ylli Rakipi: Doshi ka folur për takimet tuaja me Ramën. çfare ishin ato?

Dritan Prifti:  Rama më takonte pothuajse çdo ditë, herë në shtëpinë e tij në Pezë, herë në hotelin e Dash Pezës në Tiranë, herë në shtëpine e Tom Doshit, zyrat e Fidelit etj., dhe qëllimi ishte të nxirrja videon për Ilir Metën. Të ishte për të unë nuk do e kisha nxjerrë kurrë. Ishin një seri faktorësh që më bënë atëhere ta publikoja atë video.Qëllimi kryesor ishte tu tregoja shqiptareve se kush ishte Ilir Meta dhe nëse nuk do të gjeja atë mbështetje te kryetari i opozites nuk do e beja

Ylli Rakipi: Cili është Ilir Meta për ju, miku juaj i ngushtë, ishit nënkryetar i LSI dhe kemi te bejme me kete videskandal.

Dritan Prifti: Nuk ka një person të dytë në Shqipëri që të dijë më shumë gjëra per Meten sesa une. Unë kam bere paqe me Meten. E kam takuar 2-3 here me te pas video skandalit.  Histori me Meten nuk hapet me, jam vigjilent pasi e di qe Meta ka nje element pabesie. Vigjilencen nuk e humb por i permbahem marreveshjeve

Ylli Rakipi: Si mendon se do të zgjidhet çështja Doshi?

Dritan Prifti: Kështu si po shkon mendoj se do të ketë një zgjidhje të shpejtë dhe nuk do të gjendet e  vërteta. Me disa dëshmimtarë që thonë po e disa te tjerë jo. Pra, nuk do te gjendet qe Meta te jete fajtor dhe Doshi te jete genjeshtar. E vetmja mundesi qe kjo ceshtje te zbardhet, eshte qe te kete hetues nderkombetar, pasi ka fakte qe hetuesit nderkombetare mund ti zberthejne dhe te arrijne te e verteta. Unë  pyeta një ndër nga prokurorët kur isha në prokurori dhe i thashë që ka me mijera sms mes Durimit dhe Fatjonit gjatë 5 muajve që ishte planifikuar vrasja dhe prokurori me tha qe nuk mund ti zbardhim mesazhet pasi duhet te kishim urdher per ti pergjuar dhe mund te kemi vetem tabulatet. Aty kane shkëmbyer mesazhe për vendet ku ishte Toma dhe çfarë bënte. Kompanitë tona celulare i ruajne mesazhet tona për 6 muaj dhe prokuroria nuk ka fuqi ligjore t’i marrë ato pasi duhet të kishte urdher pergjimi.

Ylli Rakipi: Ju thoni se kanë kaluar 5 muaj nga tetori, autoritetet shqiptare e kanë ditur që prej sa kohësh?

Dritan Prifti: E kanë ditur që prej muajit Gusht. Kanë ditur dëshminë e Durimit e ministri. Videon e ka ruajtur Toma se kishte frike se mos e vrisnin Durimin. Ministri e takoi live vrasësin, dy herë me Tom Doshin dhe një herë vetëm për vetë. E ka marre zoti Çipa dhe e ka cuar te ministri, por kur e takoi vetem, kush i beri presion Durimit.

Ylli Rakipi: Ju thoni se shteti ka ushtruar dhunë që ai të ndryshonte mendje?

Dritan Prifti: Ky nuk eshte mendimi im por i  Tom Doshit. Ai e ka takuar 100 herë Durim Bamin, i cili ia ka thënë skenarin e vrasjes

Ylli Rakipi: Nëse kjo video del e manipuluar, Doshi rrezikon?

Dritan Prifti: Po e përsërisë atë e ka takuar 3 here ministri i Brendshëm. Video është bërë në tetor pasi është takuar 3 here me ministrin Durimi. Video është bërë si provë nëse Durimi do të vritej.

Ylli Rakipi: Ka thashetheme qe në sfond të videos është zëri juaj…?

 Dritan Prifti: E ka thënë një TV dhe kam reaguar. Por unë kam qenë të paktën 1 km larg këtij vendi dhe nuk kam qenë ne kete vend. Nuk është zëri im dhe flitet per videon te lokali Viva. Akuza se është zeri im flitet per videon te lokali. Nuk ka lidhje me mua, une kam qene ne jetën time dhe nuk kam lidhje me të. Nuk kam lidhje me atë lokal dhe me ata njerëz, nuk i njoh dhe nuk i kam takuar kurrë.

Ylli Rakipi: Kundërshtarët tuaj flasin për një video skandal seksi tuajen që ata e kanë në dorë?

Dritan Prifti: Ajo video nuk është me meshkuj si ca që akuzojnë. Kjo është taktike me goditje poshtë brezit. nuk ka lidhje me mua. Këto janë thjesht disa taksi që përdoren edhe për pulat dhe vezet e krimit për të zhvendosur vemendjen e njerezve nga një skenar makaberr për të vrarë dy deputetë.

Ylli Rakipi: Ata thonë seriozisht qe e kanë këtë video

Dritan Prifti: Me meshkuj harroje, as une dhe as Tom Doshi. Është bërë një histori e fëlliqur. Unë e mirëpres videon.

Ylli Rakipi: Kjo do të thotë që keni video te tjera?

Dritan Prifti: Unë ju dukem si njeri që nuk e ruaj fishekun e fundit? Unë jam një njeri që për cdo rast e ka nje zgjidhje. Tolstoi ka thënë një shprehje: Çdo gjë është  e drejte në dashuri dhe lufte. Në gjendje lufte te gjitha armet janë në dispozicion te fitores se luftës.

Ylli Rakipi: Mendoni se lufta me video skandale sjell rezultate në këtë vend?

Dritan Prifti: Nuk mendoj se sjell rezultate. E provova dhe e pashë se nuk sjell rezultat dhe e këshillova Doshin të mos e bënte. Nuk sjell rezultat juridik thjesht zgjat ca ditë.

Ylli Rakipi: Përpara këtij video skandali në muajt e verës ju keni deklaruar një skenar për vrasjen tuaj nga Meta nga një killer që do të vinte nga Suedia. Mua me duket se Meta mund të bëjë çfarë të dojë, se në gusht të vriste ty, pastaj Doshin.

Dritan Prifti: Kjo punë është shumë se serioze se një kryetar kuvendi do të vrase dy deputetë. Këtë historinë që përmendet ju, nga muaji gusht kur isha me pushime në Vlorë, me mori Marku Frroku në Vlorë dhe më pas erdhi në Vlorë e më takoi dhe me njoftoi. Nga eksperienca ime me këto gjëra, vendosa të njoftoj Metën nëpërmjet një miku të ngushtë të dyve. Meta në telefon më tha që nuk kam lidhje me këtë punë, shih në vend tjetër dhe unë e lashë këtë çështje te ajo telefonatë. Mu garantua me atë mikun e përbashkët se kjo punë mbyllej aty.

 Ylli Rakipi: Nuk u shkoi ndërmend se mund të ishte ndonjë person tjetër për ta bërë këtë punë?

Dritan Prifti: Unë nuk kam armik tjetër, edhe pse me Metën kam bërë paqe. Por një lloj dyshimi dhe kujdesi njeriu e ka. Por unë nuk kam bodygardë dhe as makine të blinduar. Unë jam i lirë dhe e jetoj jetën në mënyrë të lirshme. E mbylla historinë te telefonata me Metën. Nuk e besova se historia mund të ishte e vërtetë. Kisha një lloj dyshimi pasi edhe Marku ma tha që isha në nje tavoline, në një grup kriminal nga Lapraka, një njeri i ardhur nga jashtë. I kërkova emrat Frrokut, por ai nuk mi dha.

Ylli  Rakipi: Duket se nuk e morët seriozisht atë çështje atëhere me Metën dhe keni marrë 1000 herë serioze këtë çështjen se Meta do të vrasë dy deputetë..?

Dritan Prifti: Unë nuk jam marrë me këtë hetim. Unë nuk kam takuar asnjë nga këta personazhet në çështjen Doshi. Përderisa nuk i takova për jetën time, nuk kam ndërmend ta bëj tani. Doshi është i bindur. Unë nuk kam bërë hetim personal, por Doshi më ka bindur.

Ylli Rakipi: Une mendova se Doshi do të denonconte ndonjë aferë pas akuzave të para për drejtoren e Tatimeve dhe Doganave dhe jo vrasjen ndaj Metës.

C’lidhje ka Fufi kur ky i fundit ka thënë që nuk dinte gje?

 Dritan Prifti: Fufi nuk ka lidhje me videon time. Sipas Doshit, Fufi lidhet me një vrasje të një personi që është mik i ngushtë i familjes se Ilir Metës dhe bodigard i Monika Kryemadhit që ka ndodhur në fushatë në Lac. Toma thote se mund të ishte kjo lidhja

Ylli Rakipi: Meta i ka deklaruar Berishës për shkak të një video që keni ju me Shkelzen Berishën

Dritan Prifti: Unë nuk kam asnjë video me Shkëlzen Berishën.

Ylli Rakipi: Meta ka dhënë dorëheqjen kështu ka deklaruar, për shkak të një video që ju keni me Shkëlzen Berishën?

Dritan Prifti: Po vezët e mia pse i përdori në Parlament. Unë kam 2 vjet i larguar nga politika. Vendosa të merrja aksionet në një biznes. Ai u morr me vezet e mia. Çfarë lidhje kishte kjo? Jam duke e shitur këtë biznes, pasi nuk të lënë rehat këta, iu krijojnë probleme ortakëve. Rikthim në politikë, nuk të lënë këta.

Ylli Rakipi: Më duket kjo si një telenovelë, kjo ndodh me ne si popull

Dritan Prifti:  Po të merrja përsipër që tu ofendoja juve sot, mund te kisha 1000 gjëra sot. Ju bëtë një insinuate se populli duhet të vizitohet. Kjo nuk më pëlqen si e shtruat.

Ylli Rakipi: Keni pasur një marrëdhënie të vështirë me një pjesë të politikanëve shqiptarë. Keni ruajtuar vetëm një moment të kujdesshëm me Berishën. Çfarë do të thotë ky raport i vështirë afër dhe larg?

Dritan Prifti: Nuk  kam qenë kurrë mik i afër i Fatos Nanos. Nano ka pasur një raport të vështirë me mua për shkak të sjelljes së tij politike. Më ka goditur pasi më bëri një ofertë që të largohesha nga Ilir Meta dhe të bashkohesha me të. Unë refuzova dhe ai me goditi. Une u mbrojta dhe u krijua një raport i vështirë,nuk kam qenë kurre mik. Nuk kam pirë kurrë nj birre, nuk kam ngrënë kurrë një drek me të, nuk kam qëndruar kurrë më shumë se 30 min në një tavolin me Nanon. Nuk kam qenë kurrë mik me Ramën. Nuk kam qenë kurrë mik i Berishës. Në 2009 i dhashë votën time në Parlament me bindjen e plotë se ajo ishte zgjedhja më e mirë. Ishim para marrjes së statusit, liberalizimit të vizava dhe vendi rrezikonte te shkonte ne destabilitet.  Nuk kam pasur asnjë pazar personal me Berishën. Metën po e kam pasur mik. Kemi pasur 10 vjet marrëdhenie bashkë, formuam LSI. Por të gjithë e dinë historinë më pas.

Ylli  Rakipi: Marrëdhëniet me Ramën?

 Dritan Prifti: Nuk kam pasur marrëdhënie personale dhe miqësie me të. Kam pasur bashkëpunim kur ka qenë kryetar bashkie, kur ka qenë kryetar i opozitës dhe patëm për shkak të videos afrimin me të. Më ka bërë pershtypje një deklarate që Rama më bëri pasi unë dhashë një interviste në një emision. Rama më tha qe e kam ndjekur atë emision dhe ka arritur te te njoh kush je dhe kam arritur në konkluzionin se mund të të kem mik. Por gjërat ndryshuan shpejt. Ai u rilidh me Metën dhe Meta kishte peshë më të madhe se Dritan Prifti. Meta i vuri kushtin se koalicioni nuk duhet të ishte pjese Dritan Prifti dhe ajo marrëdhënie u prish shumë shpejt. Nuk ia mora për keq vendimin dhe nuk kam qejfembetje pasi ajo ishte zgjidhja për të fituar zgjedhjet.

 Ylli Rakipi: Ju nuk hiqni dorë nga idetë tuaja. Pasi dolët nga prokuroria hodhet idenë se mund të hidheni në politikë. Çfarë është kjo?

Dritan Prifti: Unë jam politikan dhe kam qenë 2 vjet jashtë politikës për arsye që nuk u varën nga mua. Më vodhën 5 mijë vota dhe në mënyre të sforcuar më nxorrën nga politika. Gjatë këtyre 2 viteve mbajta largësi nga politika dhe iu dedikova një aktiviteti privat. Por edhe kjo ëshrë e vështirë në kushtet kur jë person publik.  Filluan menjehëre vezët e krimit si deklarata nga parlamenti dhe u shoqëruan me kontrolle nga tatimet, doganat dhe vendosa qe ti rikthehem pasionit tim për politikën.  Pas 15 vjetesh në politikën më të lartë të vendit tim, të rikthehem se ajo është karriera ime. Uroj që të mos ndodhë më që të me vjedhin votat. Do e mendoj mire që të jem pjesë e një force politike dhe jo deputet i pavarur. Unë  do marr pjesë në politikë që në zgjedhjet e ardhshme vendore. Jo duke kandiduar vetë për kryetar bashkie, por duke pasur synim rikthimin në parlament. Në  zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të përpiqem të hedh bazat që në këto zgjedhje vendore në disa zona me interes për mua.  Nuk e kam zgjedhur ende mënyrën sesi do të kthehem. Dje kam zhvilluar takim me zotin Gjinushi. Nje takim informues sesi mund të gjenim një mënyrë për të bashkëpunuar. Do bëj edhe takime të tjera me disa forca të tjera dhe do të vendos mënyren sesi do të kontribuoj në politikë. Të gjitha mënyrat janë të hapura deri në krijimin e një force të re politike. Edhe pse nuk ka kohë për këto zgjedhje vendore fokusi është zona e Fierit, mund të mbështes kandidatët e mi në disa zona, mund të jenë të pavarur ose pjesë e ndonjë partie por te qarkut të Fierit.

Ylli Rakipi: Gjinushi është parti e majtë. Nëse do të keni një sigël të re.

 Dritan Prifti: Nuk jam ende në kushtet për të nxjerre një konkluzion. Tom Doshi nuk është një alternativë për mua. Doshi e ka zemren te Partia Socialiste. Unë jo domosdoshmerisht duhet te kem nje projekt politik të përbashkët me Doshin.

Ylli Rakipi:  Ju keni qenë 12 vjet në parlament, njeri i rëndësishëm në LSI.

Dritan Prifti: Do të isha në parlament edhe po të isha me një parti të vogël, por isha i pavarur dhe me vodhën votat.

Ylli Rakipi: Ku ka shkuar Shqipëria me njerëz që ju i njihni në politikë?

Dritan Prifti: Është e rrallë që në Shqipëri të gjesh politikanë të ndershëm. Në një mënyrë apo një tjetër të gjithë bëjnë gjëra që nuk i lejon ligji. Klasa politike është e konsumuar dhe e paafte. Nuk ka vizion se ku duhet të ecë. Që nga Berisha e deri te Rama. Politika shqiptare ecen para kohe, njerezit që na drejtojne janë të paafte. E them me siguri të plotë se i njoh të gjithë. Kam një zhgënjim edhe nga këta që janë sot në qeverisje.  Edi Rama është njeri punëtor, për këtë gje nuk ma ka qejfi ta them, por është e vërtetë. Por nuk di. Ka vullnet, por nuk di. E keqja është që ka një ekip shumë të dobët ministrash dhe keshilltaresh. Të mendosh që Shqipëria do të shpetoje nga fasonet me rroga 150 mijë lekë është qesharake. Shqiperia ka mundësi të tjera që për 4 dhe 8 vjet te ndryshojë tërësisht.
Une nuk kam në plan të angazhohem kundër PS as ne keto zgjedhje, pasi janë me te mirë se ata qe iken. As te nxjerre kandidate qe te prishin pune, nuk i prish pune PS se nuk ka oferte me te mire politike. Këta janë, po të ketë zgjedhje sot, edhe pse nuk kam qejf, këtyre do tua jap prapë. Por koha kërkon ritem tjetër. Nuk mund të marrësh njerëz nga jashtë dhe të mburresh se i more dhe nuk u jep asnjë kompetence dhe i vendos të gjitha vetë.

Ylli  Rakipi: Qeveria ka ndërmarrë disa reforma në kontrollin e territorit dhe vendosjen e ligjit. Por analistë të ndryshëm mendojnë se kjo nuk po shoqërohet me ndihmesë kur një pjesë e popullsisë mezi siguron mbijetesën?

 Dritan Prifti: Unë e mbështes aksionin e qeverisë për të forcuar shtetin ligjor. Jam më tepër i këtyre veprimeve, por brenda këtyre veprimeve duhet të jemi selektive që të mos godasim më të pambrojturit. Të kemi kujdes që kur fusim njerez në burg për faturën e energjisë, këto raste duhet të shmangen dhe të mos bëhen për efekt show. Të fusin në burg bizneset e mëdha që vjedhin energjine dhe nuk i kap njeri. Kishte goditje selektive për ndertimet pa leje. Po të shmangen edhe këto, aksionet për të forcuar shtetin ligjor është pozitive. Unë jam në mbështetje të kësaj. Është e thjeshtë për një qeveri të tregojë dhëmbët, por suksesi i qeverisë duket te reformat ekonomike qe tu japësh mundësi atyre njerëzve që ta paguajnë faturën e energjisë.  Duhet frymëmarrje dhe liri ekonomike që njerëzit të mos kenë frikë të investojnë dhe të ndërmarrin iniciativa.

Ylli Rakipi: Duket se sistemi i taksimit rezaton një shkallë vështirësie të lartë.

Dritan Prifti: E filloi Berisha ta bënte me konsulente ndërkombëtarë për ta sheshtuar sistemin dhe ishte veprim i mirë. Këta e ndryshuan. Jo domosdoshmerisht duhet të ndryshojne gjithçka. Taksa e sheshte ishte më terheqëse për investitoret e huaj sesa taksimi sot. Jemi e pak terheqes se Serbia sot me këtë nivel taksimi se ne krahasohemi me fqinjet.

Ylli Rakipi: Keni punuar në pika domethënëse të energjetikës. Në emisionin tone kemi transmetuar kontrata me Rinasin, Bankers dhe duket se ne nga rezervat tona marrim me pak se në kohen e Hoxhës.

 Dritan Prifti: Janë dy koncensione të dhëna në kohën e qeverisjes Nano. Kontrata me Bankers nuk është e favorshme për ne. Unë kur kam qenë ministër kam kërkuar ta ndryshoj, por ka qenë e pamundur pasi ka qenë kopsitur ligjerisht dhe cdo ndryshim do na kushtonte miliona. Por deklaroj se Bankers është nga kompanitë me serioze në Shqipëri, por ata janë privat dhe kanë punuar më shumë për interesin e tyre. Por ata jane serioz, paguajne taksa aq sa parashikon kontrata. Unë i kam bërë kontroll Bankres për taksat kur kam qenë ministër, dhe ështëe vërtet që nuk paguajnë tatim fitim pasi shpenzimet i bejne jashtë Shqipërisë dhe ne nuk i kontrollojme dot dhe kjo pjese eshte veshtire te ndryshohet. Por qeveria Rama ka rritur rentën minerare dhe ka gjetur një formë kompensimi për taksat që ata nuk paguajnë.

Ylli Rakipi: Situata me tritolin ka lidhje me ndryshimin e qeverive?

Dritan Prifti: Sa herë ka ndryshim qeverish, në periudhë tranzicioni krimi forcohet. Por nuk mund të fajësosh rotacionin politik për këtë, qeverinë që ikën apo atë që vjen. Krimi do përpiqet të gjejë hapësira. Sa më shume të forcohet shteti, aq më të sigurte do të jemi. Nuk ka forca besimi shumë të madh, në kushtet kur ka ngjarje të shpeshta me tritolin.

Ylli Rakipi: Mendoni se raporti PS-LSI do të zgjasë në politikën shqiptare?

Dritan Prifti: Ky raport do zgjasë aq sa t’i durojë elektorati. Marrëdhënia e tyre do zgjasë përsa kohë duan të jenë në qeveri. Nuk kanë interesa të prishen me njëri-tjetrin. Ata do të largohen nga njëri-tjetri vetëm kur shqiptarët të mos votojnë më koalicionin e tyre.

Ylli Rakipi: Kjo ndodh në zgjedhje pastaj? Nëse nuk do të jenë më si koalicion

Dritan Prifti: As LSI dhe as PS nuk kanë interes të prishin marrëveshjen, nuk rrinë dot në pushtet pa njëri-tjetrin. Nuk mendoj se ka arsye të fortë që të prishen,. mendoj se do të jenë bashkë deri në zgjedhje.

Ylli  Rakipi: Mendoni se nuk do t’i mundojë ideja se kush do të jetë i pari?

Dritan Prifti: Ata kanë bërë marrëveshje me njëri-tjetrin që disa nga ne edhe kanë njohuri. Marrëveshje për të këmbyer poste nëse shqiptaret do t’i votojnë në vazhdimësi. Përsa i njoh ata nuk do të prishen me njëri-tjetrin deri në zgjedhje.

Kronika e permbledhur e emisonit 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. unknown says:

    po ti more ku edije pse sfole apo do me shpif dhe ti ka faj populli qe meret me juve

  2. pirro says:

    ti je nje mafioz qe nuk do njeri mbi vete,nanon se deshe ,sado qe shpenzoi per te te sheruar,meten se deshe , I deshe vete te gjitha edhe kryetarin edhe ministrite ,ramen e ngaterrove me demostratat , saline e fute ne llokane , popullin po ashtu ti po na del njeriu me I pasur se je me I pa besi ,tom kodoshin e ngaterrove shume keq sa nuk di nga te dale energjine elektrike e ke future ne qorrsokak qe kur ke qene ti me kesh ,kaq sa dij une si qytetar qe te kam ndjekur ne politike shume I rrezikshem shume dallaverexhi,njerzit le te mendojne vete ,dhe le te thone edhe ndryshe ,por ti ky je

  3. tori says:

    TE KISHIN VRARE MIR DO BONIN NJI PLERE ME PAK, HAJDUT -SHEJTAN -BUDADHA,

  4. pirro says:

    ato mendime lart I shkrojta pa degjuar e lexuar intervisten tende por nuk qenkam gabuar fare don ta ngaterrosh edhe frokun por ay spo ta var

  5. Aranit Pojani says:

    Gjynah i shkreti Dritan,i semure ,mos ja vini re eshte operuar ne tru te vogel,me parat tna ne klinikat e amerikes.Lere po i ka bere ndere Toma se i ka dhene shtepi kusherires Dritanit me burrin e semure e sa gjysma e moshes saj me te madh.
    Moj kasolle ku na mblodhe,me Libofshe e Mal Te koleve.

  6. agimi says:

    Dritan ,je nje gjarper I zi ,qe kesaj radhe nuk shpeton pa tu lagur prapanica ,se dukesh qe je teper dinak ,ne labirinthe po fut edhe nje te cmendur tjeter ,I cili eshte po aq sa je ti I terbuar…

  7. Daku says:

    Politikanet qe urrej me shume jane si ky LQ qe si mbush dot mendjen dhe vetes se vet ngeli si legen s’po e pranon asnje parti
    Sikur ka dale te gjeje pune por kur je sakat nuk te mer njeri ne pune

  8. bill natso says:

    Boll!!!! MJAFT!!! Na lodhet shume ! Do te ngrihemi te gjithe dhe nuk do te dini ku te fshiheni pushta e pushta . Nuk dini te beni politike por vetem thashetheme DEMBELA

  9. titi says:

    Populli ka nevoj per nje llogjik si kjo per njerez me vlera si tz Dritan si dhe per tomen njeriun e ndereshem BRAVO 100 BRAVO

  10. lexues says:

    Nga kjo interviste del me peshtirrosjen e plote per gjithe prapaskenat politike ne Shqiperi. Nuk do ti hyja te komentoja se sa te verteta ka ne deklarimet e Priftit, por nje personazh i tille si ky, qofte me mendime kontradiktore, e mxjerr lakuriq gjithe felliqesine e politikaneve qe sot qeverisin kete vend.
    Te vjen per te vjelle kur degjon per keto histori miqesishe e armiqesishe ndermjet politikaneve socialiste, mjafton kur degjon se intrigat e tyre shkojne deri ne plane mafioze vrasjesh te njeri tjetrit.

  11. STRANGER says:

    KUJDES! Kur flet Dritan Prifti (TANI) ka termet. Eshte i papare, e nuk flet kot. Bravo eshte njesh.

  12. Goni says:

    Pershendetje te gjitheve popull prokurore dhe popull avokate,e ndoqa intervisten ku me shume fliste gazetari dhe se me pelqeu dicka e thene nga Prifti se nese shteti deshiron ta zbuloje kete ”teater”sipas tyre pse nuk kontrollon pak mesazhet e te dyshuareve cfare I kane thene njeri-tjetrit keta ”banditet” dhe mbaron ajo pune zgjidhet biles edhe pa mundim te madh dhe as nuk ngaterrojme dynjane apo edhe artistet e portokallise.Tung

  13. AJAX says:

    1.SKENARI; SHERBIMET SEKRETE GREKE. 2.REGJISOR;DRITAN PRIFTI. 3.OPEROTOR; D.PRIFTI. 4.AKTORET;T.DOSHI, D,BAMI 5.FALENDOROJME NE BASHPUNIM POLITIKANET SHQIPTARE.
    ARSYEJA; PROBLEMI ME I MADH PER “BE” NE BALLKANIN PERENDIMOR ESHTE SHQIPERIA KURSE PROBLEMET AKTUALE GREKE JANE TE KALUSHME SE PARAJA SHKON E VJEN.
    AKTORI KRYESOR U MANIPULA NE KARAKTERIN E TIJ SI MALSOR
    NQSE DESHTON SKENARI FAJIN JA HEDHIN RREGJISORIT SI PERSON QE KA BERE DISA NDERHYRJE NE KOKE.
    PERFUNDIMI; THELBI INTERVISTES NE ORANEWS DEL QE SKENARI DESHTOI.

  14. spiuni says:

    Edhe mu me kan then qe komshiu im do me vra dashnoren.

  15. lexuesi says:

    Une per vete me kete njeri nuk vete as ne hale sic thote nje fjale popullore, vetem per faktin se eshte i pa bese eshte nje pacavure asgje tjeter.

  16. Kris says:

    Shqiperi! Po te hane me dhembe bijt e tu?! Si gjithmone?!

  17. nasi says:

    gjeje me e mire te mos votohet ne zgjedhje dhe te shohin politikanet kush eshte I rendesishem populli qe eperdorin sa per zgjedhjet apo intrigat e tyre ne kurriz te popullit larg njerezeve te pangopur

  18. miri says:

    po si nuke bene njehee interesat e verteta te popullit po si gjithnje interesat e veta ,o ju marrofte zoti politikan patriote ? hahah

  19. beth says:

    Ore ky mark Froku pse i di te gjitha planet e vrasjeve???????????????????Ne se nuk i di ,pse i trillon???????Pse nuk i kerkohet llogari Frokur per keto??????Apo Froku thote te vertetat dhe duan ta marrin me te mire te mos thote te tjera te verteta???????????

  20. Dibra says:

    Ne Shqiptarve po na ngjan siq u ngjau irakjaneve hoqen Sadamin dhe u shkatrruan si shtet dhe neve demokracia na dexheneroi siq po duket keta kriminelat e jugut po dalin me te keqij se budallejnt e veriut

  21. Dibrani says:

    Si perfundim te intervistes Dritan Prifti ,…Kjo loj eshte per pushtet dhe para

    aleanca dhe prishje sipas interesit

    Dje desh te me vriste ,…sot bisedova dhe me garantoj qe nuk te ndodh gje nga mua

    Ket e kam mik ,…ket nuk e njoh po kemi pir kafe

    Mjer populli,…luftojne njeri tjetrin ,….pa marr parasysh se cfar perfaqesojne

    i humburi si gjithmon populli

  22. Blerimi says:

    Po kush eshte ai Shqipetar qe ia don te miren Shqiperis e ju besone kriminelave si tom doshi e dritan prifti per keta duhet konfiskom pasuris dh ne burg te vetmuar .

  23. lexues says:

    Cila eshte panorama e dukeshme e politikes shqiptare, vecanerisht asaj socialiste ?
    Cfare e ka lidhur nje katolik si Doshi, i ardhur nga nje shtrese e persekutuar nga komunistet, qe pasi eshte bere nje biznesmen shume i pasur, te behet deputet socialist, te krijoje nje miqesi te madhe me shefin e ish partise se punes, e mandej te behet armiku i tij ?
    Po e njejta pyetje mund ti adresohet edhe Rames.
    Cfare e ka lidhur ne miqesi te madhe kete piktor, qe e demostron veten si nje intelektual te madh, me biznesmenin Doshi, qe nuk ja dijme shkallen e arsimimit e qe ambasada amerikane e ka cilesuar si nje personazh te ardhur nga bota e krimit ?
    Po kjo histori vijon edhe me politikanet e tjere “elite” te socialisteve.
    Cfare i ka lidhur e zgjidhur miqesite e Metes me Priftin, apo Priftit me Doshin ?
    Ec e gjeje se cfare mund ta lidhe me socialistet shqiptare, katolikun Frroku, nje “kristian demokrat” qe ka hyre ne koalicion politik me partite enveriste.
    A thua vertete se jane lidhur e zgjidhur mes tyre per kauza ideollogjike e parime socialiste apo demokratike, si europianiste perndimore apo internacionaliste socialiste, apo nga dashuria e madhe qe kane per popullin ?
    Mjaftoi vetem nje denoncim publik i Doshit per nje atentat qe i qenkej kurdisur atij qe para 6 muajsh e “populli” nuk kishte asnje dijeni per kete, qe te shpertheje era e ndyre e gjirizeve te politikave mafioze me atentate te eleminimit ndermjet njeri tjetrit.
    Me “e bukura” eshte se po duken shenjat qe punet do te shkojne pas perfundimit te “hetimit”, se nuk ka per te dale asnje fajtor, kur ne te njejten kohe per gjithe opinionin publik, krimi ka dale sheshit me gjithe lakuriqesine e tij.
    Pas Doshit, nen presionin e BE e SHBA qeveria e ndershme socialiste, mund te beje kurban edhe ndonje Dosh tjeter, e do te vazhdojne reformat per ta bere Shqiperine kopeshtin e lulezuar te socializmit ne bote.

  24. roshi says:

    pirth,pirth se lirohesh

Komento