360 Gradë - Etiketimi i Dukës për Ramën “figlio di buona madre”, mashtrues
12/10/2017 - 22:21

Ish-deputeti dhe kreu PAA-s, Agron Duka i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, tha se kryeministri Rama ka vendosur në krye të Autoriteti Kombëtar të Ushqimit një oficer këmbësorie.

Duka thotë se Rama duhet të bëjë autokritikë pasi ka qenë ai i cili ka drejtuar qeverine mandatin e parë dhe para se ti drejtojë thikën AKU duhet t’ia drejtojë vetes.

Kreu i PAA eshte skeptik sa i takon reformës që ka ndërmarrë kryeministri, e etiketon “figlio di buona madre” (që në zhargonin e përditshëm italian do të thotë bir k****, është sinonim i filgio di putana,)  një mashtrues që ua ka marrë dorën mirë shqiptarëve.

Duka: Për AKU-në dhe për mishin në rrugë shumë mirë bën që flet. Shyqyr që kësaj here nuk ka LSI-në. Drejtori i parë që ka vënë ky është një oficer këmbësorie drejtor i AKU-së. Ky se ka si koncept këtë punë. Faktikisht kjo është një sëmundje e politikës në përgjithësi.

Unë mund të japë shembuj plot që janë vënë edhe njerëz të inkriminuar në pozicione të tilla. Ne duhet ta vendosim me ligj që ta shkëpusim njëherë e përgjithmonë njerëzit që nuk janë specialistë në pozicione drejtuese që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore. Për ndryshe, e njëjta histori do të përsëritet prapë.

Të shohim çfarë do të bëjë ky. Ky është “Figlio di buona madre” që ua ka marrë dorën mirë shqiptarëve.

Harron që vet ka qenë në qeverisje dhe ka marrë pjesën e luanit. Në radhë të parë të bëjë autokritikë për veten. Unë nuk kam besim që ky do të realizojë atë që thotë sot. Nëse e bën i jap dorën, megjithëse nuk e heq dot mëkatin që ka bërë në 4 vjet.

Rama është mashtrues, nuk kam besim.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter