Itali - “E kisha në krahë kur qentë e sulmuan”-flet gjyshi i vogëlushes së vrarë
06/10/2017 - 15:36

Ai ishte me vajzën e vogël të quajtura Viktoria, kur dy pitbullët e familjes e kafshuan dhe e vranë.

Gjyqi i vajzës 14 muajve që humbi jetën në Breshia të Italisë, është marrë në pyetje nga prokurori.

“E kisha fëmijën në krahë kur qentë e sulmuan”, tha Hasan Zikaj. 

Por versioni i tij ngre disa dyshime sipas “Corriere”. Për rastin, janë duke u hetuar prindërit, pronarë të kafshëve dhe një veteriner.

Në momentin e  ngjarjes vogëlushja ishte nën kujdestarinë e gjyshit të saj i cili dhe pse u përpoq ta mbronte nuk mundi t’i shpëtojë jetën.

/Ora News.tv/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter