Sesioni i ri parlamentar - Spaho kreu i grupit parlamentar, Paloka nënkryetar Parlamenti
08/09/2017 - 18:41

Edmond Spaho do të jetë kryetari i Grupit Parlamentar të PD. Emri i tij u vendos në mbledhjen e grupit që u zhvillua pasditen e sotme.

Edi Paloka do të mbajë detyrën e nënkryetarit të Parlamentit, ndërsa Grida Duma zgjidhet zëdhënëse e grupit parlamentar.

Postin e sekretarit të grupit parlamentar do të mbaje deputeti i Korçës,  Ervin Salianji.

Ndërkohë mësohet nga burime brenda mbledhjes së grupit është vendosur që grupi do të votojë kundër Gramoz Ruçit kryetar Kuvendit dhe më pas do ti bashkohet protestës përpara Parlamentit. 

Strukturat e tjera të PD drejtohen nga:

Tritan Shehu, nënkryetar i komisionit të jashtëm

Bardh Spahia, kryetar i komisionit të shëndetësisë

Genc Pollo, kryetar i komisionit të integrimit

Albana Vokshi, kryetare e komisionit të mediave

Flamur Noka, nënkryetar i komisionit të sigurisë

Eduard Halimi, nënkryetar i komisionit të ligjeve

Tritan Shehu, nënkryetar i komisionit të jashtëm

Strazimiri dhe Alibeaj nënkryetarë të tjerë të grupit

Oerd Bylykbashi është zgjedhur nënkryetar grupi për Reformat dhe Komisionet Ad Hoc                   

Albana Vokshi u zgjodh kryetare e Medias

Jorida Tabaku u zgjodh nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento