Frroku: S’e informova Doshin për vrasje. Vëllanë ma burgosi Kuliçaj, bleu dëshmitarin 100 mln lekë
19/03/2015 - 20:31

Në një intervistë ekskluzive në studion e emisionit “Të  Paeksopozuarit” të Ylli Rakipit, deputeti Mark Frroku rrëfeu  për më shumë se dy orë të vërtetën mbi çështjen Doshi.

Duke pranuar miqësinë politike dhe në biznes me Doshin, Frroku jo vetëm mohon të ketë bërë informatorin e atentatit, por madje thotë se me ngjarjen u njoh vetëm në media kur deputeti Tom Doshi denoncoi publikisht.

Mohon njohjet me Durim Bamin, ndërsa me Dritan Priftin thotë se e ka lidhur vetëm biznesi.

Deputeti kristiandemokrat mohoi edhe përfshirjen e tij në dekonspirimin e operacionit policor dhe fshehjen në makinën e  tij të një trafikanti droge. Madje deputeti pretendon se targa e makinës së publikuar në njoftimin e policies, nuk i përket mjetit të tij.

Arrestimin e vëllait të tij Arben Frroku dhe kalvarin gjyqësor që u konkludua me pretencën e Prokurorisë e cila kërkon burgim të përjetshëm, deputeti Frroku e cilëson si haraç që po ia paguan padrejtësisht PD-së për shkak të shkëputjes nga kjo forcë politike. Duke deklaruar pafajësinë e të vëllait, Mark Frroku hedh akuza për manipulim të proçesit.

 Intervista minute pas minute

Ylli Rakipi: Një miku im gazetar më shkruante: Në këtë proçes shumë të vrarë dhe asnjë i vdekur. Në pikëpamjen tuaj çfarë është kjo ngjarje?

Mark Frroku: Duke parë sekuencat duhet të them se nuk është Mark Frroku, por një tjetër që ka thënë se Mark Frroku e ka njoftuar Tom Doshin. Është gazetar investigativ dhe këtë deklaratë e ka bërë para 7-8 ditësh. Mark Frroku i ka bërë deklaratat e tij para Prokurorisë dhe Krimeve të Rënda. U qendroj këtyre deklaratave dhe nuk jam unë personi që i kam thënë Tom Doshit apo dikujt tjetër që ndaj teje po organizohet një vrasje.

Ylli Rakipi: Këto janë qëndrime që ju i keni shprehur në media. Është pjekur në mendjen tuaj se cfarë është kjo ngjarje, pasi ju keni qenë njeri i afërt i Doshit dhe Dritan Priftit?

Mark Frroku: Kam rreth 1.5 vjet që e kam mik Tom Doshit. E kemi nisur miqësinë në politikë dhe e kam vazhduar në biznes. Me Priftin nuk kam miqësi. Lidhja e vetme ka qenë shitja e një biznesi familjes sime.

Ylli Rakipi: Si hytë ju në këtë ngjarje?

Mark Frroku: Unë me Doshin kam miqësi, jam shoqëruar me të në parlament, kafe.

Ylli Rakipi: Ku jeni njoftuar për skandalin?

Mark Frroku: Vetëm në media. E kam parë Tom Doshin në daljet e tij publike duke deklaruar se personi që e ka informuar ka qenë Mark Frroku.

 Ylli Rakipi: Çfarë menduat kur e dëgjuat këtë deklaratë?

Mark Frroku: Duke qenë se unë jam shoqëruar gjithmonë me Doshin dhe të kam ndarë një pjesë të madhe të politikës në parlament dhe në qarkun e Shkodrës, Doshi ndoshta ka menduar se edhe pjesën e politikës që kam ndarë me të, mund të ndaja edhe këtë hall të tij. Por unë shoh hallet e mia dhe në rrafsh politik, hallet e zgjedhësve të mi dhe detyrën time si parlamentar në zbatim të ligjit dhe Kushtetuës së Shqipërisë.

Ylli Rakipi: Doshi pretendon se në gusht ju i keni thënë se Meta do ta vrasë?

Mark Frroku: Përderisa nuk kam lidhje me këtë ngjarje, nuk di të them data.

Ylli Rakipi: Ju ishit mik me të, ishit të shqetësuar se dikush mund ta vriste?

Mark Frroku: Mua Doshi nuk më ka thënë gjë. Kemi ndarë shqetësime politike, si pjesë e Komisionit të Ligjeve dhe në parlament. Kemi diskutuar probleme politike, por jo për këtë çështje.

Ylli Rakipi: Ju nuk e keni parë atë të shqetësuar?

Mark Frroku: Ne kemi dalë lirshëm, nuk kam parë asnjë shqetësim.

Ylli Rakipi: Prifti ka thënë se ka qenë në dijeni në tetor.

Mark Frroku: Ndoshta Prifti ka më shumë informacion se unë.

Ylli Rakipi: Durim Bami ishte i porosituri për ta vrarë. Thelbi i deklaratës së Doshit ishte se këtë ia keni thënë ju.

Mark Frroku: Unë nuk e njoh Durim Bamin dhe nuk kam si ti kem thënë Doshit.

Ylli Rakipi: Ka  deklarata se keni qenë në një dasëm të një të afërmi të Bamit.

Mark Frroku: Nuk është e vërtetë. Në dasma ka dhe kamera përveç sazeve. Policia mund të marrë kamerat nëse ka. Unë nuk kam qenë në asnjë dasme as në Krujë dhe as në Fushë Krujë. Doshi rri me shumë veta për shkak të lidhjeve politike dhe personale. Unë nuk shkoj në tavolinat e Doshit dhe të marr gjeneralitetet e njerëzve me të cilët rri. Unë nuk bëj analiza të tilla. Por të garantoj se nuk kam qenë në asnjë dasem në Fushë Krujë dhe as në Krujë. Ta garantoj me jeten time.

Ylli Rakipi: Kur e keni njohur Doshin dhe cili ka qenë fillimisht raporti juaj?

Mark Frroku: Nuk isha unë fillimisht i përzgjedhuri i Partisë Kristian Demokrate për të garuar. Ishte vëllai im i cili vuan padrejtësisht dënimin. Më pas kam njohur Doshin që garantonte për PS në atë qark dhe ai më mbështeti. Njohja ka qenë politike fillimisht. Doshi ka dhënë kontributin e tij, por kanë qenë zgjedhësit dhe puna ime dhe Partisë Kristian Demokrate që na ka nxjerrë faqebardhë. më pas nisëm një biznes bashkë te rruga e Durrësit dhe lidhja jonë u bë më e fortë.

Ylli Rakipi: Ka akuza se më 2014 keni fshehur në makinën tuaj një narkotrafikant. Është ky gabim i policisë apo keqkuptim?

Mark Frroku: Unë mund të jem ndaluar nga policia edhe 15 herë nga kontrolle rutinë. Jo për Mark Frrokun, por janë masat e policisë ose postobbloqe të policisë rrugore. Unë kam respektuar dhe kam vazhduar rrugën time. Përsa i përket neotrafikantëve, unë nuk kam pasur njerëz të tillë në makinë. Në makinën time udhëtoj me shoferin tim dhe familjen time. Nuk marr njerëz të tjerë. Raporti i policisë nuk thotë se kush ishte në makinë, por thotë që ishte Mark Frroku. Kam verifikuar diçka përsa i përket targës dhe ajo targë që është në raportin e policisë nuk është targa ime. Policia thotë se makina ime sipas raportit ka targën në fund  GY, ndërsa makina ime e ka GX. Është një lapsus i atyre që kanë bërë raportin, ose raporti mund të jetë trillim.

Ylli Rakipi: Një javë më parë në këtë studio Dritan Prifti deklaroi se Ilir Meta donte ta vriste dhe për këtë e kishte informuar Mark Frroku.

Mark Frroku: Po më vjen habi pasi nuk ka të vërtetë në këtë deklaratë. Unë me Priftin jam takuar vetëm për biznes se ai ka qenë ndërmjetës në shitjen e një biznesi të familjes sime. Priftin e kam njohur nëpërmjet Tom Doshit dhe takimet tona kanë qenë nëpërmjet Tomës dhe një personi tjetër të huaji që bleu sipërmarjen e familjes sime.

Ylli Rakipi: Prifti e dinte për videon në tetor, ndërsa ju rrinit bashkë me Doshin dhe nuk dinit asgjë?

Mark Frroku: Unë interesohem për punët e mia dhe asnjëherë për punët e tjera. Nuk gërmoj për hallet e askujt. Me priftin diskutimet kanë qenë vetëm në kuadër të shitjes së kësaj kompanie. Zoti Prifti ardhjen në këtë studio e ka bërë si mbrojtës i Doshit duke lakuar edhe emrin tim. Ndoshta ka menduar Prifti se unë nuk kam gojë dhe nuk flas. Por unë mund të vij dhe të them vetë atë që kam parë dhe di. Zoti Prifti ka thënë që nuk jam Mark Frroku dhe kjo është e vërtetë se Mark Frroku nuk rri me diktofona në xhepa.

Ylli Rakipi: Interesi është që kur tre miq rrinë bashkë, vetëm 2 e dinë problemin e njërit.

Mark Frroku: Unë kam qenë me Doshin, kemi diskutuar çështje biznesi dhe politike, por jo këtë çështje.

 Ylli Rakipi: Prifti ka deklaruar këtu se Meta me Doshin kanë dalë për dreka-darka, ka lëvizur edhe në veri të Shqipërisë për biznes.

Mark Frroku: Unë e di që Doshi ka qenë mik me Metën, kanë dalë për dreka, darka. Meta është kryetar Kuvendi, ndërsa Doshi një deputet i fuqishëm në qarkun e Shkodrës. Unë jam deputet i ri dhe nuk më ka interesuar që zhbiriloj lidhjet e tyre apo të deputetëve të tjerë. Unë jam marrë me punët e mia, kjo më intereson.

Ylli Rakipi: Prifti pretendon se vrasësi i tij i urdhëruar nga Meta do të vinte nga Suedia, i keni treguar detaje.

Mark Frroku: Kjo është përrallë, është telenovelë. Prfti është munduar me këto, unë nuk bëhem pjesë. Këto Prifti ti mbaj për vete. Nuk i kam thënë Priftit që do të vrasë Ilir Meta. Nuk përzihem në këto gjera. Nuk shquhem në rrethim tim shoqëror apo ku më ka shkelur këmba që unë e njoh intrigën. Mark Frroku nuk merret me intriga.

Ylli Rakipi: Deklarata vjen nga dy miqtë e tu. Që të dy do të vriteshin nga i njëjti person dhe lajmëtari je ti dhe ti nuk ke vënë re gjë.

Mark Frroku: Ata kanë dashur ta bëjnë sa më të besueshme alibinë që Mark Frroku ka sjellë te ne lajmin. Jam i qetë në këtë histori, iu qëndroj deklaratave që kam bërë në Prokurori.

Ylli Rakipi: E çuditshme që Doshi ka informuar institucionet prej 6 muajsh dhe ka rritur edhe masat e sigurisë dhe ju nuk keni vënë re gjë?

Mark Frroku: Doshi është përveç politikan, edhe biznesmen. Nuk ka asgjë të keqe që dikush merr masa sigurie. Ato masa mund ti marr edhe unë nesër, ose deri në një farë forme i kam marrë. Nuk ka asgjë të keqe këtu.

Ylli Rakipi: Pse është krijuar kjo ngjarje? Pse jeni thirrur ju?

Mark Frroku: Nuk kam asnjë ide pse është ndërtuar kjo. Dua ti informoj opinionin publik që unë nuk kam lidhje me këtë çështje dhe jam jashtë kësaj loje.

Ylli Rakipi: Pse jeni futur ju në këtë çështje, keni bërë një analizë?

Mark Frroku: Duke qenë mik me Doshin dhe në tavolina me Priftin, alibia do të ishte më e besueshme. Unë do ta ngre kartonin në parlament si pjesë e mazhorancës, por nuk ngre karton për çështje të tilla për askënd, as për djalin tim.

Ylli Rakipi:Ju keni bojkotuar votimin e disa ligjeve që kërkonin shumicë të cilësuar votash dhe Doshi tha se ishte ditëlindja juaj ndërsa nuk ishte.

Mark Frroku: Deputetët kanë të drejtë edhe të mos votojnë, të mos marrin pjesë në parlament, duke u konsultruar me partinë dhe bazën. Për rastin e ditëlindjes, ishte batutë e Doshit.

Ylli Rakipi:U duk se nuk ishit aq të kënaqur me mazhorancën dhe qeverinë?

Mark Frroku: Ishim të kënaqur me mazhorancën, por jo me disa ligje që kishte sjellë. Donim të bënim disa ndryshime.

Ylli Rakipi: E solla këtë rast për të treguar se një mosmarrëveshje me qeverinë dhe mazhorancën dhe veprime të tilla tregojnë diçka.

Mark Frroku: Populli thotë që lufta brenda llojit është më e keqja, por unë nuk kam asnjë luftë, as me mazhorancën dhe as me opozitën. Unë jam që parlamenti të jetë një vend ku të diskutohet dhe jo vend sherri dhe akuzash. Ka në parlament elementë që kanë 25 vjet që bejnë prokurorin, gjykatësin në atë parlament.  Unë di të them që akuza ka pasur për shumë zyrtarë brenda dhe jashtë vendit. Edhe Ministra. Unë jam i gatshëm të përballem me çdo sistem gjyqësor brenda dhe jashtë vendit.

Ylli Rakipi: Jeni përballur me këto akuza?

 Mark Frroku:  Jo. nuk jam përballur. Por jam i gatshëm

Ylli Rakipi: Jeni njoftuar për ndonjë akuzë?

Mark Frroku:  Jo. Nuk jam njoftuar

Ylli Rakipi: Keni jetuar në shtetin belg?

Mark Frroku:  Jo nuk kam jetuar aty.

Ylli Rakipi: Përderisa nuk keni jetuar nuk jeni përballur me ndonjë akuzë.

Mark Frroku:  Jo, ju garantoj që nuk kam asnjë akuzë për asgjë. As për këtë ngjarje, nuk kam asnjë njoftim për akuzë.

Ylli Rakipi: Cili ka qenë angazhimi juaj përpara se të merreshit me politikë?

Mark Frroku:  Jemi marrë me politikë që në ’91. Pastaj jemi zhvendosur në Tiranë. Unë vij nga jeta e biznesit në politikë. Jeta nuk ka qenë e lehtë. E kemi nisur me shumë vështirësi. Malet tona kanë qenë të egra dhe me vështirësi e kemi çarë jetën. Por me ndershmëri dhe me dashamirësi me miqtë dhe shokët dhe duke ndihmuar të tjerët sa herë na është dhënë mundësia.

Ylli Rakipi: Pasi të ka ndaluar policia, ke pasur takime me Tahirin?

Mark Frroku: Policia më ka ndalur 15 herë pa e ditur se kush ishte në makinë.

Ylli Rakipi: Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Ministrin Tahiri?

Mark Frroku: Marrëdhënie korrekte, jo shumë të afërta. Takohemi në parlament 1 herë në javë. Herë-herë kemi biseda, herë-herë jo. Kur më duhet të komunikoj me Ministrin Tahiri për problemet e zgjedhësve, e bëj.

Ylli Rakipi: E bëra këtë pyetje, se kontradikta kryesore ishte midis Doshit dhe Ministrit Tahiri. iIshit ju në dijeni?

Mark Frroku: Di që kanë pasur diskutime mes njëri-tjetrit. Nuk e di për kontradita të thella, për pakënaqësi të vogla dhe jo të mëdha. Kaq di, por unë nuk kam qenë pjesë e këtyre diskutimeve.

Ylli Rakipi: Ju jeni pjesë e mazhorancës. Cili është mendimi juaj për punën e Tahirit?

Mark Frroku: Punë e jashtëzkaonshme, arritjet më të mëdha në 15 vitet e fundit janë në kohën kur Tahiri drejton policinë. Kjo është shenjë pozitive për qytetarët dhe po i kthehet prestigji policisë.

Ylli Rakipi: Çfarë menduat kur prindërve të Tahirit i’u vendos tritol?

Mark Frroku: Ngjarje e rëndë, tritoli po bëhet problem për të gjithë. Policia dhe organet përkatëse duhet ta zbardhë këtë ngjarje. Nuk mund të flasim për emra, pasi këtë duhet ta vendosë gjykata dhe më pas ne mund të flasim për autorë apo për nxitësit.

Ylli Rakipi: Cilët mendoni se janë njerëzit e përfshirë në këtë ngjarje 20 ditore, në këndvështrim politik?

Mark Frroku: Unë njoh 3 personazhe: Doshi, Prifti dhe Meta. Personazhe të tjera nuk njoh dhe nuk mund të them më shumë se kaq. Nuk mund të aludoj për njerëz të tjerë. Njoh këta tre persona që më ka lidhur politika dhe biznesi dhe kaq.

Ylli Rakipi: Ne gazetarët pyesim se njerëz të tjerë pyeten nga Prokuroria.
Mark Frroku: Kjo është çështja e tyre. Unë mund të them se Mark Frroku nuk ka lidhje me këtë çështje.

Ylli Rakipi: Ju thoni që nuk e keni informuar Doshin për këtë ngjarje dhe nuk ishte i shqetësuar. Mendoni se gënjen Doshi për këtë çështje?

Mark Frroku: Kjo është çështja e tyre. Unë mund të them se Mark Frroku nuk ka lidhje me këtë çështje.

Ylli Rakipi: Ju thoni që nuk e keni informuar Doshin për këtë ngjarje dhe nuk ishte i shqetësuar. Mendoni se gënjen Doshi për këtë çështje?

Mark Frroku: Këtë nuk mund ta them, nëse gënjen apo jo. Gënjen kur thotë se unë jam informatori. Por nuk mund të them nëse gënjen për historinë apo jo. Unë po flas për veten time.

Ylli Rakipi: Keni komunikuar me zotin Meta për këtë skandal?

Mark Frroku: Jo nuk kam komunikuar me Metën.

Ylli Rakipi: Po me Doshin?

Mark Frroku: Po jam takuar pardje. Kemi diskutuar për biznesin tonë në kafe. Pasi Doshi është garant në biznesin që unë kam te rruga e Durrësit. Ishte takim i shkurtër 10 minuta.

Ylli Rakipi: U ndatë edhe në biznes?

Mark Frroku: Në biznes ishim të ndarë, pasi biznesin e kisha unë. Por Doshi ishte garant me kompaninë e tij për kredinë.

Ylli Rakipi: Doshi thotë se ka 6 muaj që ka njoftuar autoritetet për këtë ngjarje,. Duhet ti kishte nisur Prokuroria hetime për këtë çështje, se ju jeni politikanë?

Mark Frroku:Nëse një qytetari  i kanoset jeta, prokuroria duhet të kishte nisur hetimet nëse Doshi i ka lajmëruar këto institucione.

Ylli Rakipi: Të kalojmë në një pikë të vështirë për ju. Dje u dha pertenca për vallanë tuaj.

Mark Frroku:Ky kalvar vuajtjesh ka nisur para shumë vitesh dhe sidomos për vëllanë tim që e vuan në mënyrë të padrejtë. Ky kalvar vjen për shkak të 3 personave: Agron Kuliçi që ishte hinka ku kalonin pisllëqet që ajo mazhoerancë bënte në atë kohë ndaj shumë qytetarëve dhe më në fund na erdhi rradha ne. Na erdhi rradha se për 20 vjet kemi kontribuar për PD me financa dhe është normale që një ditë, një person të kandidojë për veten e vet. Por zotërinjtë nuk e pritën mirë se ishim mësuar të merrnin para dhe vota nga ne. I dyti ishte zoti  Anton Martini, prokurori qe falsifikoi provat nen urdhrat e Kuliçit dhe i treti zoti  Fatmir Vladi,  deshmimtari i rreme. Te tre keta fatkeqesisht jane nga Tropoja.  Ne kemi ecur me te drejtën tonë dhe djersën tonë. Vellai im ka rastisur aty për drekë pasi një prej tyre ka qenë mik i familjes sonë dhe ne nuk e mohojmë. Edhe Kuliçi ka qenë i njohur, të tre këta kanë sajuar këtë. Dëshmitari i rremë ka marrë para, 100 milionë lekë. Ne do të bëjmë kallëzim për këtë çështje. Me pak fjalë ata e kanë blerë këtë dëshmitar. Policia dhe prokuroria nuk kanë hetuar se kush është ky njeri. Ai është i njohuri im dhe i vëllait tim që është në burg sot. Fatmir Vladi është me preçedent penal, është akuzuar për vrasje, për vjedhje pulash, shtëpish, gjeneratorë. Asnjëherë prokuroria dhe policia nuk kanë hetuar. Tani na del ky zotëria që ka parë vëllanë tim. Ne kemi prova shkencore që vëllai im ka qenë në dalje të Elbasanit. Por treshja me kryegardianin Sali Berisha. Berisha del sot dhe harron që Mark Frroku ka vetëm 1 vit e gjysmë në parlament. Unë kam qenë jashtë kur më kanë njoftuar se kanë arrestuar Benin.

Ylli Rakipi: Ju thoni se keni prova shkencore, pse nuk i paraqitni?

Mark Frroku: Vellai im veprimet arbitrare i ka paraqitur në prokurori. Një njeri që do të vrasë dh të presë, nuk i adreson në organet e shtetit, por merret privatisht dhe zgjidh privatisht. Nuk ecet në dy drejtime. Vëllai im është totalisht i pafajshëm. Kam prova. Kjo është treshja e manipulimit të dosjes dhe kalvarit të vuajtjeve të familjes sime.

Ylli Rakipi: Ju mendoni se tjetër kush e ka bërë këtë vrasje dhe kjo është bërë për shkak të potencës suaj në zonën e Shkodrës?

Mark Frroku: Ata e dinin që do merrnim mandat deputeti në Shkodër. Fakti që arrestuan vëllanë tim pa prova tregon se ata po humbnin vota. Vëllai im kishte konflikt me komisarin. Nuk e ka mohuar asnjëherë, por nuk ishte i tillë sa të shkonte te vrasja.

Ylli Rakipi: Çfarë ishte konflikti?

Mark Frroku: Vëllai im është 1 i 500  problemeve që ai zotëri ka pasur me zonën e Kombinatit që mbulonte. Janë mbi 150 denoncime në prokurorine e Tiranës, ky është fakt. Pse vetëm vëllai im u mor si i dyshuar dhe nuk u morën edhe pistat e tjera? Nga investigimi im dhe i familjes sime na dalin kjo treshe dhe kjo treshe është nga Tropoja dhe kryegardiani Sali Berisha nga Tropoja.

Ylli Rakipi: Cili ishte konflikti i vellait tuaj me Komisarin?

Mark Frroku: Një shoqerim për ditën e verës dhe mbajtja e tij në qelitë e Kombinatit për 6 orë. Më pas ishte denoncimi i vëllait tim me disa biznesmene të tjerë për zonën e Kombinatit që komisari mbulonte dhe aty ka pasur goditje sharje dhe vëllai im mori denim 20 ditor në burg. Por kjo situate është denoncuar në Prokurorine e Tiranes. Vellai im ishte zgjedhur nga partia per tu kandiduar ne qarkun e  Shkodrës. Kishte nisur fushatën.

Ylli Rakipi: Ka ndikuar arrestimi i vëllait në karrierën tuaj politike?

Mark Frroku: Sigurisht që po, është peshë shumë e rëndë. Megjithatë ata duhet ta dinë që Mark Frrokun nuk e ndalojnë në punën dhe aspiratën e tij dhe një ditë e verteta do të dalë. Vëllai im nuk do të rrijë në burg për një gjë që nuk e ka bërë. Ta ketë bere, 200 vjet burg të bej, por jo te paguajë për tekat e njerëzve që me gjakun e qytetarëve duan të bëjnë karrierë dhe politikë. Kjo është e papranueshme.

Ylli Rakipi: Sa besoni te drejtësia?

Mark Frroku: Unë përmenda një prokuror të lidhur me këtë rrjet, Anton Martini dhe kam informacion që dy prokurorët e tjerë prej muajsh nuk i kanë marrë dosjet. Dosjet kanë qenë në kasafortën e këtij zotërisë me muaj të tërë.

Ylli Rakipi: Zakonisht për median dhe opinionin publik në Shqipëri jeta, vendlindja, historia e jetës së një njeriu nuk përmbën ngjarje. Por në bindjen time kjo është e gabuar. Para 1viti e gjysmë ju nuk ishit njeri publik. Çfarë është jeta juaj?

Mark Frroku: Unë vij nga një fshat i Pukës, nga dy prindër punëtorë dhe shumë të vuajtur. Shkollën 8-vjeçare dhe të mesme e kam mbaruar në këtë fshat. Më pas me ardhjen e demokracisë të tre vëllezërit emigruam në Greqi. U bera mjeshtër në ndërtim. Dhe pas emigrimit 3 vjeçar u kthyem në Shqipëri dhe hapëm bizneset tona. Asnjëherë nuk u ndamë nga vendlindja. Hobi im ka qenë sporti, veçanërisht futbolli. Ne drejtojmë klubin e futbollit të Pukës, Tërbuni. Kemi 3 vjet që e sponsorizojmë. Puka duke qenë një vend i vogël e vetmja gjë që i kënaq është futbolli. Unë dhe vëllaim im kemi investuar në fushën e artit dhe kulturës. Po merremi me sa mundësi kemi me zonën tonë, duke iu qëndruar afër sportistëve, intelektualëve njerëzve në nevojë, përgjithësisht në jetën e përditshme. Jam i martuar me 3 fëmijë, të moshës 8 deri në 13 vjeç.

Ylli Rakipi: Cilat janë bizneset tuaja?

Mark Frroku: Ne fushën e ndërtimit dhe turizmit.Ne pasuritë e patundshme.

Ylli Rakipi: A ishit më mirë në përditshmërinë tuaj të zakonshme para 1 vit e gjysmë apo tani që jeni në politikë?

Mark Frroku: Tani që jam në politikë e shoh që politika si jeta shoqërore shqiptare nuk është e lehtë, është me intrgia dhe konjuktura të jashtëzakonshme. Kam qenë më mirë nga ana e qetësisë shpirtërore dhe mendjes.Dhe familja ime ishte më e qetë sesa sot. Më mungon familja pasi angazhimet janë të jashtëzakonshme. Mua nuk me ka munguar asnjëherë iniciativa. Kam dashur gjithmonë të bëj diçka për vendin tim, për zonën time. Atë rrugë e nisi vëllai im dhe unë ndjeva përgjegjësi ta vazhdoja atë rrugë dhe kjo ishte shtysa që ti hyja politikës. Normalisht jeta politike, minimalja 2 vitet e fundit të Berishës ishin shkatërruese për vendin, biznesin dhe jetën në përgjithesi dhe unë doja të bëja diçka. Dhe arrita të bëj diçka se bastionin e PD prej 23 vite në Shkodër e ktheva majtas.

Ylli Rakipi: Po thoni që e realizuat ambicien tuaj politike. Kam idene se biznesi ndihet ngushte pa u marre me politiken. A ishte ky nje shkak?

Mark Frroku: As une dhe as familja ime nuk ka perfituar asnje lek nga asnje lloj lehtesie apo tenderi. Te gjitha bizneset dhe parate e familjes sime jane te bazuar mbi djersen dhe marredheniet shoqerore dhe bizneset qe kemi bere me ortakeri. Asnjehere nuk jemi perzier me tendera dhe nuk kemi perfituar asnjehere, as sot dhe te deklaroj se sot jam me i varfer se para 1 vit e gjysme. Nuk mund te them i varfer, pasi varferia eshte tjeter gje, por kam me pak para se para 1 viti e gjysme me pare se e kam lene biznesin pas dore. Une nuk kam vajtur ne parlament me luge ne brez. Nuk ka qene biznesi arsyeja qe i kam hyrë politikes.Kane dale thashetheme se kam pasur aksione te Universiteti “Vitrina”,  por nuk është e vertetë. Kemi pasur miqësi me zotërinë që e ka pasur Universitetin, por nuk kam pasur aksione.

Ylli Rakipi:Ju solla si rast, pasi ju kam në studio. Pasi në Shqipëri biznesmentë fitojnë akses për shkak të politikës. Ju nuk përjashtoheni nga ky rast?

Mark Frroku: Unë përjashtohem nga ky rast. As unë dhe asnjë nga të afërmit e mi nuk ka asnjë lloj aksesi të përgjithshëm politik, ne tatime, dogana, tendera etj.Mark Frroku dhe familjarët e mi jetojnë me bizneset e tyre.

Ylli Rakipi: Nuk po them që jeni nisur posaçerisht për këtë gjë.

Mark Frroku: Duhet të vendosim një standard.

Ylli Rakipi: Duhet vendosur ky standard. Një pjesë e protestës së Doshit ku u përfshitë dhe ju ishin emërimet në tatime e dogana.

Mark Frroku: Unë nuk jam përfshirë kurrë në asnjë nga këto gjera. Unë dhe Partia Kristian Demokrate nuk kemi të punësuar në tatime dhe dogana.

Ylli Rakipi: Atëherë pse duhet që një biznesmen të hyjë në politikë?

Mark Frroku: Unë ju thashë arsyet e mia. Njeriu ka dhe egon e tij. Unë e kam këtë ego. Kam dhe angazhime. Ju kam kërkuar votën atyre njerëzve dhe nuk i lë në mes të rrugës. Ne duhet të vendosim një standard. Janë biznesmenët që mbajnë shtetin dhe jo politika që mban biznesin.

Ylli Rakipi: Mua nuk më mbushet shumë mendja për këtë fenomen. Unë shoh se emerimet edhe pse Rilindja ka sjellë meritokracinë si ide në administratë, kjo nuk është e vertëtë. Në nivel Drejtori emerohen njerez të dobët.

Mark Frroku: Janë hequr disa monopole në këtë vend dhe monopolet janë kancer për biznesin. Unë i njoh shumë mirë lehtësirat që mund të më bëhen neser se jam me pushtet politik dhe mua mund të më bëhen lehtësi dhe ti je në konkurencë të pandershme. Kjo po luftohet. Po behen hapa gjigandë në emerimet që ju përmendet. Ka testime dhe askush nuk duhet të ketë frikë.  Të konkurojnë dhe ta kapin vendin e punës.

Ylli Rakipi: Sa parti kristiane ka?

Mark Frroku: Jane 4 ose 5 parti te spektrit kristian. Ne kesaj rradhe u beme parti me siglen tone dhe ishte nisje shume e mire. Presim qe ne zgjedhjet e ardhshme ti 4-fishojme votat.

Ylli Rakipi: Ështe e çuditshme qe jane kaq shume parti?

Mark Frroku: Kjo eshte e vërtetë, por në pluralizëm çdokush ka të drejtë të formojë një parti.

Ylli Rakipi: Folëm për marrëdhëniet e biznesit me politikën. Edhe për faktin se zemërimi i Doshit dhe kalimi juaj si protestë brenda llojit duket se kishte shkaqe ekonomike. Njerëzit u befasuan kur morën vesh se kishte vrasje në mes. Doshi përmendi tatimet, doganat.

Mark Frroku: Unë e përmenda që largimi ynë nga salla e parlamentit kishte të bënte me disa ligje që po kalonin. Unë kisha reformën territoriale me të cilën nuk isha i kënaqur. Unë nuk kisha asnjë hall personal. Nuk kam shkuar në zyrë e asnjë Ministri për hallet e mia personale, por të qytetarëve të zonës që më ka zgjedhur.Deputeti ka përgjegjësi të rregullojë jetën e zgjedhësve që e kanë zgjedhur. Ka për detyrë ti ofrojë Ministrit njerëzit e duhur që kanë aftësinë e duhur për të bërë punën. Qoftë kjo në polici, Ministrinë e Arsimit, Shendetesisë, në jetën e përgjithshme drejtuese të këtij vendi. Pasi është shumë e thjeshtë. Vjen një person që ka punuar, në kohën e demokratëve nuk të pyeste njeri. Erdhi PD dhe vizë të gjithëve jashtë dhe të tjerët brenda. Ndërsa një person që ka kontribuar për të majtën dhe i ka aftësitë, pse të mos jetë. Kjo është kerkesa e një deputeti për zonën e tij elektorale.

Ylli Rakipi:Deri dje ishit një nga njerëzit më të afër të Doshit dhe ai kishte një konflikt me Ministrin Tahiri. Cili ishte ky konflikt?

Mark Frroku: Unë e kam parë shpesh herë Doshin duke i folur Ministrit dhe disa here nuk kanë folur, as Doshi dhe as Ministri. Nuk kam parë ndonjë konflikt të agravuar. Mund të kenë kaluar afër dhe nuk i kanë folur njëri-tjetrit.

Ylli Rakipi: Për emerimet kishin vërejtje ju?

Mark Frroku:Po, deputetët në mazhorancë kanë ankesat dhe kërkesat e veta ndaj çdo Ministri.

Ylli Rakipi:Ankesa kryesisht për policinë dhe tatimet dhe doganat? E pamë në media nga deklarata e Doshit.

Ylli Rakipi:Si po i përjeton familja juaj këto ngjarje?

Mark Frroku: Po i përjeton keq. U bënë dy vjet që kemi kalvar vuajtjesh. 2 vjet me arrestimin e vëllait tim dhe gjoba nga mazhoranca e atëhershme. Ndërsa në mes të Tiranës lulëzonin biznese të paligjshme, ne paguanim 270 mijë dollarë taksa mujore dhe përveç kësaj edhe gjoba. Ky ishte presioni që na bëhej nga shkëputja me PD. Një 6 mujor ka qenë goditje e tmerrshme politike qe bëmë kalimin. Kemi kontribuar 20 vite për PD. Por një forcë politike nuk mund t’i kundërvihet qytetarit ose politikanit se pse nuk ështe me te.

Ylli Rakipi: Ankesa kryesisht për policinë dhe tatimet dhe doganat?

Mark Frroku: Unë nuk kam pasur kontestime. Kur kam pasur i kam adresuar me votën time në parlament. Une kam qenë pjesë e grupit parlamentar të PS për një kohë dhe për arsyet e mia u shkëputa për disa mbledhje nga ai grup dhe që atëherë nuk kam shkuar më te ai grup. Por kjo nuk do të thotë se nuk kam mbëhstetur mazhorancën me votën time.

Ylli Rakipi: Si e shihni opozitën?

Mark Frroku:Opozita kapet pas çdo fije për ti ulur aksionet mazhorancës, por nuk mund ta bësh me sharje dh fyerje.

Ylli Rakipi: Nuk është se ne po shohim ndonjë ndryshim. Maxhoranca rri çdo ditë ne TV për sukseset. Si Berisha po duken. Si e shihni ju maxhorancën?

Mark Frroku: Maxhorancës i takon të drejtojë vendin me nisma dhe urtësi. Ta drejtojë me korrektësi dhe drejtësi. Por opozitës nuk i takon që për çdo veprim të qeverisë, për cdo nismë të qeverisë ata të dalin dhe ta shajnë qeverinë, ta baltosin Shqipërinë.
Sali berisha nuk ka asgje tjeter në rrugën e tij dhe nuk e ndalon asgjë përpara karriges dhe pushtetit të vet. Ai nuk pyet se një familje masakrohet, ai i intereson vetëm karrigja dhe këto 20 vite e ka treguar se cfarë ka bërë me Tropojen, Vlorën, Gerdecin. Berisha nuk mund ti bindë shqiptarët me fjalë të bukura se ka ndryshuar. Shqiptarët nuk mund ti harrojnë të vrarët për shkak të Berishës.

Nuk mund të tregojë Berisha fytyrën e të tjerëve por të tregojë fytyrën e vet dhe të njerëzve që e rrethojnë. Mark frroku e ka fytyrën shumë të pastër, nuk ka nxjerrë asnjë mik në kurth.

Historia flet vete dhe protagonist nr 1 për këto ngjarje të tmerrshme ne 24 vite është vetëm Sali Berisha.

Ylli Rakipi: Pak e thjeshtë për të folur për kundërshtarin se me këtë gjuhë flet dhe ai për ju. Të flasim për një emëer tjetër që shqiptarët dhanë 1 milionë vota dhe shpresuan në ndryshim. Për Edi Ramën e këtij 1 viti e gjysmë si e shini?

Mark Frroku: Si një kryeministër që do të vendosë Shqipërinë në shina dhe për këtë duhet reforma dhe për të bërë reforma duhet vullnet. Refomat bëhen me dhimbje dhe më vjen keq për shqiptarët që vuajnë rëndesën e energjisë dhe prishjen e ndërtimeve pa leje. Por Shqipërisë i ka ardhur koha të vihet në binarë. Shumë njerëz penalizohen te xhepi i tyre, por realiteti duhet ndryshuar dhe duhet të vijë një njeri si Edi Rama për ta bërë. Po të ishte për vota, Rama do bënte si Berisha dhe qeveritë e mëparshme në 24 vite, dhe do thoshte nuk do paguanit energji, taksa, uje etj dhe në fund do e shihnim veten të falimentuar dhe nuk do e merrnim veten më.

Kjo ka kosto.

Ylli Rakipi: Sa do vazhdojë kjo kosto?

Mark Frroku: Kjo ka kosto për Ramën dhe maxhorancën. qeverisje do të thotë së pari ekonomi

Ekonomia është në vështirëi edhe në vendet e tjera.

Ylli Rakipi: Bujqësia ka vetëm 2% të buxhetit të qeverisë, ndërsa ndihma ekonomike ka 37%.

Mark Frroku: Mazhoranca e gjeti vendin në borxhe. Berisha nuk ka paguar biznesmenet që ndërtonin rrugët. Biznesmenët nuk kanë pasur alternativë tjetër. Ka qenë skemë që ka fundosur njerëz. Pastaj la një gropë të pafundme me borxhe dhe po i shlyhen kjo qeveri.

Ylli Rakipi: Duhen marrë edhe masa në dobi të njeriut?

Mark Frroku: Kemi një fakt, Greqinë që po vuan një ekonomi shumë të dobët. Pse? Sepse hyri borxh dhe tani duhet ti lajë se askush nuk ta falë borxhin.

Rakipi: Si mendoni për tritolin e përhapur shumë në vend?

Mark Frroku: Hyn në kategorinë e terrorizmit dhe opozita në vend ta ndihmojë qeverinë, po i fry zjarrit dhe kam frikë se kam dëgjuar një që po dënohej të thoshte se kur nuk i bindeshim Berishës të vendosnim tritolin, ai na fundoste keqazi.
unë po shikoj te opozita një negativitet të jashtëzakonshëm për ta destabilizuar vendin vetëm që të vijë në pushtet. Berisha nuk ndalet para asnjë gjëje që të vijë në pushtet.
Berisha në 97 futi shqiptarët në vëllavrasje. Conte malësorë që të vrisnin vlonjatë. Fati i shqiptarëve që nuk ndodhi kjo kasapanë. Ai nuk ka të drejtë të bëjë moral dhe të tregojë fytyra.

Ylli Rakipi: Cili ëhstë mendimi juaj për Ilir Meten dhe LSI?

Mark Frroku: Kam marrëdhënie korrekte dhe normale unë si deputet dhe ai si kryetar i parlamentatit. Po e drejton parlamentin me drejtësi dhe urtësi. Po drejton një forcë politike në rritje dhe me peshë në politikë. Populli ka një shprehje: Kush është i zoti, të mos i shkojë i zi moti.

Ylli Rakipi: Mendoni se keni bërë mirë që keni hyrë në politikë?

Mark Frroku: Nuk e përkufizoj dot se mendoj në momente të caktuara që bëra mire dhe në disa të tjera, që nuk bëra mirë.

Politika më ka dhënë një mësim të jashtëzakonshëm në jetë, është një përvojë që njeriut do ti duhet në jetë dhe më vonë, këtë përvojë mund ta transmetojë te fëmijët e mi nëse ata duan ti hyjnë kësaj rruge.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. alban says:

    Ky eshte inxhinier ndertimi , :). Sa leke paska nxjerre ne greqi me ndertim ky miku.
    Turp per Yllin qe merr dhe degjon keta karagjoza ,

    Albani ,

    Amerike

  2. Al says:

    Frroku,spo me duket se po spjegohesh drejt,po mundohesh me msheh shum gjera,gje qe po me con me mendu se Toma spo rren por ti po ja fut kot,ti e di se e ke te veshtir se ke vellan qe pret te denohet per krimin me te rand(vrasje) asht gjaja ma e shtrejta qe ti ke dhe po mundohesh ta shpetosh,por nuk jeni tuj zgjedh rrugen ma te mir,per te shpetu vellan.dhe duke u prishur me shoket ma te afert qe ke pas asht gabimi ma I madh.ju kam pas zeli der tashti juve,Tomen e njof mir por Jo ty,ja fut kot pa pas nevoj e lat nam,Burra shteti,besnismana te mir,rrej andej,e rrej ketej,vllan ne burg,gja qe mund te ishte zgjidhur ndryshe,besneseve tash po fillojn tju ven shisen Edi me shok si ty dhe Toms, e mrapa tash po ju rrasin edhe ndoj bug,e ca fitut ne fund??

  3. Kombinati says:

    Hallall Mark Frroku,ke fol shum mir…Respekte

Komento

Më shumë