Zgjedhje të parakohshme? - Ferhati, Kryemadhit: Kuptoj etjen për pushtet, por s’merret me deklarata
21/10/2017 - 21:13

Kërkesa e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, për zgjedhje të parakohshme ka marrë përgjigjen e deputetes së PS, Klotilda Ferati.

E ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ajo tha se sapo ndodh një situatë opozitës i kthehet etja për pushtet.

Ferhati: E kuptoj që i gjithë meraku dhe shqetësimi për pushtetin e humbur i bën opozitarët sot që mënjeherë sapo ndodh një situatë tu kthehet etja për pushtet por kjo etje për pushtet i rrudh gjykimin e ftohtë sepse nuk mundet kurrësesi situata e sotme të përdoret për zgjedhje të parakohshme, nuk ka folur akoma prokuroria, gjykata. Deri tani nuk ka asnjë implikim të Tahirit në asnjë histori narkotrafikësh, nuk ka asnjë implikim direkt të Tahirit në asnjë komunikim të atyre që keni dëgjuar në media, nuk ka asnjë çështje që mund të kthehet në kauzë për opozitën për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Nëse pushtetin duan ta marrin në këtë mënyrë e kanë gabim.

Qytetarët kanë votuar në 25 qershor, e kanë të qartë se kjo mazhorancë është pro reformës në drejtësi.Procesi i vettingut duhet të fillojë një orë e më parë në mënyrë që me një drejtësi të re edhe këto situata jo vetëm qesharake, por të padenja që duhet t’ia kishim kursyer shqiptarëve, nuk duhet të ndodhin.Prokuroria e Krimeve të Rënda është një nga organet më të rëndësishme të drejtësisë penale.

Sot duhet të vepronte me profesionalizimin më të lartë që nëse vuri në lëvizje me kaq urgjencë Kuvendin dhe Këshillin për autorizim duhet të kishte sjellë një dosje model me prova dhe jo të bënte atë lloj modeli që në fakt për ata që janë jurisë lë shumë për të dëshiruar. Deklaratat e opozitës për mua janë deklarata që në thelb kanë dëshirën e tyre për pushtet por pushteti nuk merret me deklarata por me punë dhe veprime. PS është e vetmja që po punon për një Shqipëri të re me shtet ligjor dhe drejtësi për shqiptarët.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter