Fier, banorët e Sheqit të Madh 25 vite pa rrugë
08/09/2017 - 16:43 Nga: Xhemil Beharaj

Lagja e re në Sheq të Madh Fier ka mbetur po aq e pazhvilluar sa ç’ishte 25 vjet më parë, kur aty u vendosën banorë nga fshatrat e Fierit, Mallkasatrës e Beratit.

Aktualisht në këtë periferi të Fierit banojnë rreth 500 familje që thonë se në gjithë këta vjet nuk kanë parë asnjë investim të bashkisë për shtrimin e rrugës kryesore, apo atyre dytësore.

Banorë: 30 vite këtu rrugët nuk janë prekur asnjëherë me dorë. Këtu ka vetëm ujëra të plasura nga tubacionet.

-Baltë e gjallë deri në gjunjë.

Për shkak të kushteve të vështira, disa familje kanë nxjerrë shtëpitë në shitje, ndërsa janë ankuar shpeshherë në bashki.

Banor: Kam tre vjet që e kam nxjerrë shtëpinë në shitje dhe askush nuk e ble.

Bashkia nga ana e saj pohon se prej disa javësh ka nisur nga shtrimi i rrugëve kryesore e dytësore në këtë zonë të lagjes “Sheq i Madh”

Banorët e vendosur pas viteve 90 në këtë lagje të Fierit thonë se krahasuar me gjendjen e tyre, janë  bërë më mirë fshatrat prej nga ata kanë ardhur.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter