Fier, në shkollë s’ka karrige për nxënësit, pritet furnizimi
13/09/2017 - 16:16 Nga: Xhemil Beharaj

Edhe pse gjimnazi “Perikli Ikonomi” në Fier, ka pak ditë që  është rikonstruktuar duket se nuk ka qenë plotësisht gati për të pritur nxënësit. Gjimnazistët e viteve  të para nuk kanë pasur karrige ku të ulen.

Nga ana e tij kreu i DAR, Fier Shkëlqim Allkaj thotë se Bashkia e Fierit ka vijuar traditën që tavolina e karriget e vjetra të mos hidhen, por të riparohen për të plotësuar klasat në këtë gjimnaz.

Ndërkohë që katër klasa të vitit të parë, nuk plotësohen me mjete ndaj edhe pritet furnizmi nga ministria e Arsimit.

Shkëlqim Allkaj kreu i DAR Fier: Kemi komunikuar me drejtorin e shkollës për një zgjidhje alternative këto ditë që 4 klasa të zhvillojnë mësimin pasdite për këto ditë. Nga mesi i javës tjetër në shkollë do vijë gjithë baza materiale e re

Gjimnazi “Perikli Ikonomi” e nisi vitin e ri shkollor me mjedise të rinovuara, çka ka rritur edhe shpresën tek prindërit dhe nxënësit për një vit më të sukseshëm arsimor.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento