Kuvend - Finalizohet vettingu, votohen 27 anëtarët e organeve të rivlerësimit
17/06/2017 - 19:27

Përmbyllet përfundimisht i gjithë proçesi i vettingut që duhet të kalonte nga parlamenti i Shqipërisë. Me 100 vota pro dhe vetëm 2 kundër, njëra prej të cilave vota e deputetes Jozefina Topalli e cila e bëri publike, u votua në bllok lista me 27 anëtarë të organeve të formuara të cilat do të bëjnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

Pothuajse 1 vit pasi u votua ne parlament, reforma ne drejtesi tashme do te hyje ne rrjedhen normale te zbatimit te saj.

Ne nje mbledhje të jashtezakonshme te seances plenare, deputetët zëvendësuan anëtaren e komisionit ad-hoc, Jorida Tabaku me deputetin Gerti Bogdani.

1 orë më vonë votuan 14 anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe 4 komisioneret publikë në mbledhjen e Komisionit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 12 anëtare dhe 2 zëvendësues dhe ata që u zgjodhën, janë: Etleda Çiftja, Firdes Shuli, Genta Tafa Bungo, Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi Vasha, Roland Ilia, Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari, Pamela Qirko, Alma Faskaj Vokopola, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici, ndërsa 2 zëvendësuesit janë: Vojo Malo dhe Pal Shkambi.

2 komisionerët publikë janë: Heral Saraçi dhe Florian Ballhysa dhe 2 zëvendësuesit: Dariel Sina dhe Aldona Syla.

Më pas me 100 vota pro dhe vetëm dy kundër, lista me 27 emra së bashku me anëtarët e Kolegjit të Apelimit, u votua në bllok për ti dhënë jetë organeve të vetingut.

1 nga dy votat kundër ishte ajo e Jozefina Topallit e cila e konsideroi këtë reformë një dështim nga emrat e paraqitur, pasi në të sipas saj ndodhen miqtë e kryeministrit Rama.

Jozefina Topalli: “Meqë nuk guxoni të flisni po flas unë. Në këtë listë ka miq personal të kryeministrit, militantë politikë të kryeministrit, njerëz të paaftë profesionalisht,  ka kamikazë politikë të kryeministrit. Ka pushtues tokash, që kanë qenë në procese gjyqësore dhe kanë dhënë para për të mbyllur procese gjyqësore. Këto  do të bëjnë reformën në drejtësi dhe do të bëjnë vetingun. Por ju nuk flisni dhe i dini se disa prej deputetëve këtu i ka pasur në proces, kur ato kanë qenë në detyra të caktuara shtetësore. Dhe ju thoni të votojmë në bllok lista emrash, që me ndonjë përjashtim shumë të veçantë…”

Në replikë me të, Kryeministri tha se ky proçes u vonua për shkak të demokratëve, ndërsa u shpreh i keqardhur që deputetja Topalli e mbylli kështu fjalimin e saj të fundit në parlament.

Edi Rama: “Jozefinë, listës i hodha një sy dhe nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e di ku mi gjete gjithë këta miq e shokë.Do më mungosh shumë në sesion e ardhshëm por nuk është faji im. Unë e kam bërë timen që ti të dallohesh si kundërshtare e ashpër e qeverisë por kjo është fatura që duhet t’i paguani me të drejtë komformizmit tuaj, dhe futjes të gjithë bashkë në çadër, për të shmangur këtë seancë, që sot bëhet me vonesë sepse duhej ti kishim mbyllur më përpara.  Çtë bëj unë që u futët të gjithë në çadër, ca duke bërtitur, ca duke bërë që s’janë në çadër,  por pritshin të dilnin emrat për deputetë. S’kemi ç’të bëjmë Jozefinë. Do paguash konformizmin tënd.Në këtë listë unë nuk kam asnjë mik”.

Në seancën plenare, morën pjesë edhe ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe ajo e BE, Romana Vlahutin.

Emrat e 27 kandidatëve për Komisionet e Vettingut

1. Etleda Çiftja- Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
2. Firdes Shuli– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
3. Genta Tafa (Bungo)– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
4. Xhensila Pine– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
5. Brunilda Bekteshi (Vasha)– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
6. Roland Ilia– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
7. Suela Zhegu– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
8. Valbona Sanxhaktari– komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
9. Pamela Qirko– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
10. Alma Faskaj (Vokopola)– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
11. Lulëzim Hamitaj– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
12. Olsi Komiçi– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
13. Vojo Malo– Zëvendësues për pozicionin Komisioner në Pozicionin e Pavarur të Kualifikimit
14. Pal Shkambi- Zëvendësues për pozicionin Komisioner në Pozicionin e Pavarur të Kualifikimit
15. Ardian Hajdari– Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
16. Natasha Mulaj– Gjyqtar i Kolegjit të Psacëm të Apelimit
17. Sokol Çomo– Gjyqtar i Kolegjit të Posacëm të Apelimit
18. Ina Rama– Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
19. Luan Daci– Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
20. Albana Shtylla– Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
21. Rezarta Schuetz– Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
22. Mimoza Tasi– Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
23. Etleva Paplekaj– Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
24. Herald Saraçi– Komisioner Publik
25. Florian Ballhysa– Komisioner Publik
26. Dariel Sina– Zëvendësues për pozicionin Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
27. Aldona Sylaj– Zëvendësues për pozicionin Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë