Gjashtë ditë nga zgjedhet 30 KZAZ s’kanë emëruar komisionerët e QV
19/06/2017 - 15:12

Kur kanë mbetur vetëm 6 ditë nga dita e votimit, Partitë nuk kanë dorëzuar ende anëtarët e Komisioneve të Qëndrave të Votimit.

KQZ e quan situatë të patolerueshme dhe rendit 30 KZAZ për të cilat partitë nuk kanë dorëzuar ende emrat e anëtarëve të KQV-ve.

Përmes një njoftimi për median, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj i bëri thirrje partive të dorëzojnë menjëherë emrat e anëtarëve

“Jemi vetëm 6 ditë nga data e zgjedhjeve, ndaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike të dorëzojnë menjëherë propozimet për anëtarë të komisioneve të Qendra të Votimit pranë KZAZ përkatëse”

 Rezulton se 30 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve

  1. Qarku Lezhë (4 KZAZ), KZAZ 12, 13,14,15 – Asnjë parti politike nuk ka dorëzuar propozimet.
  2. Qarku Shkodër (4 KZAZ), KZAZ 2, 3 , 4, 5 – asnjë parti politike nuk ka dorëzuar propozimet.
  3. Qarku Durrës (5 KZAZ), KZAZ 21, 22, 23, 24, 25 –  I ka dorëzuar vetëm PS, ndërkohë LSI, PD dhe PR nuk kanë dorëzuar asnjë propozim.
  4. Qarku Tiranë (7  KZAZ), KZAZ 31, 32, 33, 34, 36, 39, 40– nuk i ka dorëzuar PD dhe PR .
  5. Qarku Elbasan (6 KZAZ)- KZAZ  46 nuk i ka dorëzuar PS, ndërsa KZAZ  47, 48, 49, 50 – nuk i ka dorëzuar PR dhe PD.
  6. Qarku Fier (1 KZAZ),  KZAZ56, nuk i ka dorëzuar asnjë parti politike.
  7. Qarku Korçë (1 KZAZ), KZAZ 67 – nuk i ka dorëzuar asnjë parti politike.

8.     Qarku Gjirokastër (1 KZAZ), KZAZ 75– nuk i ka dorëzuar PD dhe PR. 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Duhanpirja, shkaku kryesor i kancerit të mushkërive

Close