Durres - Gjendet furgoni, por jo kasaforta e grabitur nga kantina e verës
19/06/2017 - 15:42

Gjendet furgoni me të cilën është kryer transportimi i kasafortës që është vjedhur në kantinën e verës.

Grabitja është shënuar mëngjesin e sotëm, nga tre persona të cilët pasi kanë marrë kasafortën janë larguar me furgon.

Policia e Durrësit thotë se furgoni tip Benz me targa DR 3538 D është gjetur në fshatin Derven të Fushë Krujës pas kontrolleve që policia kishte ushtruar në zonë pas denoncimit të grabitjes

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 04:00. Sipas policisë tre persona me maska kanë hyrë në kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti” pasi kanë lidhur rojen dhe kanë marrë kasafortën janë larguar mjetin e kantinës

Burime nga policia bëjnë të ditur se në kasafortë pretendohet se kanë qenë 2 mijë euro dhe 3 milionë lekë të vjetra.

Ndërkohë janë marrë në pyetje rojet e sigurisë për detaje të tjera të ngjarjes, ndërsa po bëhen edhe verifikime të kamerave të sigurisë.

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Tornado godet Kinën

Close