Zgjedhjet 2017 - Gjiknuri: PS, promovuesja e grave në politikë
19/06/2017 - 11:25

Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri dhe disa prej kandidatëve për deputetë zhvilluan një takim me gra dhe vajza të këtij qyteti. Në fjalën e tij, Gjiknuri vuri në dukje se qeveria e Partisë Socialiste ka arritur të ketë numrin rekord të femrave në poste ministrore.

“Unë personalisht kam qenë pjesë e punës për hartimin e Kodit Zgjedhor që në vitin 2008. Kemi qenë promotor të përfaqësimit të sa më shumë grave në përfaqësim. Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Partisë Socialiste dhe e mbështetur nga institucionet ndërkombëtare të cilët bënë të mundur për herë të parë që të vendosim kuotat. Asnjë forcë tjetër se ka patur këtë shtysë përveç nesh. Nga ana tjetër, në qeveri dhamë shembull shumë më të madh të përfaqësimit”, nënvizoi Gjiknuri.

Kryetari i Partisë Socialiste të Vlorës Anduel Tahiraj tha se gratë janë mbështetje e vazhdueshme në çdo proces zgjedhor, ndërsa kandidatja Vilma Bello tha se pozicionimi i saj në vendin e dytë në listën e Qarkut të Vlorës është një vlerësim për gjithë gratë dhe vajzat.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Amerikanët të dashuruar me trashëgiminë tonë kulturore

Close