Kampi ne Jale - Gjosha: LSI opozitë konstruktive dhe alternativë për qytetarët
16/08/2017 - 14:31 Nga: Sonil Frasheri

Në bashkëbisedimin në kampin veror me të rinjtë e LRI ku u diskutua për rëndësinë e integrimit në BE, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha tha se një proces i tillë forcon institucionet shqiptare dhe garanton të drejtat e qytetarëve.

Na intereson procesi për të forcuar institucionet tona për të pasur një sistem drejtësie të drejtë për çdo qytetar dhe për këdo, dhe për të pasur sa më shumë investime të huaja.

Gjosha tha se LSI ka dhënë një kontribut të madh në reformat integruese dhe vecanërisht atë në drejtësi por tani që është në opozitë, sipas ministres së integrimit, LSI duhet të jetë një forcë konstruktive duke ofruar alternativa për qytetarët.

Klajda Gjosha: “Ne kemi nevojë sidomos për të ndihmuar procesin e integrimit, të jemi konstruktivë, gjë që i ka munguar në këto katër vite Kuvendit të Shqipërisë. Alternativa në këtë vend kanë munguar dhe duke dhënë alternativë ti u jep shpresë të rinjve që nesër mund të kesh njerëz në politikë që dinë të drejtojnë ndryshe. I jep shpresë edhe brezave që i kanë humbur ato shpresa fare, sepse kanë 27 vite që jetojnë në një demokraci shumë të brishtë pa shtet. Në asnjë mënyrë bojkot, nuk është alternativa e duhur”

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Trump: Programi i Koresë Veriore, kërcënim për botën

Close