Vrasja e Gazmend Çollaku - Gjyqi ndaj Denis Shtrazës, avokatët kërkojnë tërheqjen e trupës gjykuese
12/10/2017 - 18:07

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar tërheqjen e trupës gjykuese në procesin gjyqësor ndaj Denis Shtrazës.

Gjatë seancës së sotme ka dëshmuar polici i parkingut të pikës së bllokimit të mjeteve në Rrashbull, për të cilin ishte thënë se kishte gjetur njolla gjaku në gomën rezervë, por polici e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Procesi do të vazhdojë të hënën e javës që vjen do merren në pyetje ekspertët që kanë kryer analizat e ADN-së. Shtraza akuzohet për vrasjen makabre të Gazmend Çollakut në Durrës.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter