Tiranë - Goditet grupi që vidhte makina, arrestohen 3 “skifterat” e Laçit
12/10/2017 - 12:28

Policia Tiranës ka goditur një grup i cili vidhte makina duke rikoduar çelsin e kuadrit. Në pranga u vunë tre persona, ndërsa iu sekuestruan 2 armë zjarri dhe 1 armë gjahu si dhe sende që i përdornin për të kryer vjedhjet.

Policia sqaron se personat të tre nga Laçi kanë grabitur 13 makina në Tiranë dhe Kavajë. Në pranga ranë Leonard Isufi 28 vjeç, Izmir Çelmeta 25 vjeç dhe Gazmir Steli 33 vjeç të tre nga Laci. 

“Rreth orës 01:00, të datës 11.10.2017, Shërbimet e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë konstatuar në flagrancë shtetasit I.Ç dhe L.I , duke tentuar të vjedhin me thyerje, automjetin e markës BMW seria 3, në pronësi të shtetasit A. K”, sqaron policia. 

Gjatë kontrollit fizik në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një kaçavidë.
Një sharrë hekuri.
Një pult automjeti e markës BMË.
Një aparat elektronik “EDILOCK” (i cili dyshohet se shërben për çkodimin e çelësit të kuadrit të automjeteve).
Nje çip elektronik çkodimi.
Dy aparate telefonik

Nga veprimet hetimore është mësuar se këta dy shtetas pasi bënin hapjen e automjeteve, përdornin aparatin elektronik “EDILOCK” për të bërë kodimin e një çelësi universal me qëllim arritjen e ndezjes së automjetit.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasve I.Ç dhe G.S (vëllezër), janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Nje armë automatike e modelit 56, me një krehër dhe 20 fishekë
Një armë gjahu teke marka Ruse. 
Një pistoletë e markës “EKOL Firat Magnum”
Katër targa automjetesh të lëshuara nga Republika e Shqipërisë
Një targë automjeti e lëshuar nga Shteti Gjerman
Një sharrë dore me bisht druri me lamë prerëse hekuri
Dy aparate elektronike multimetër
Një aparature elektronike me shënimin “Tone Generator”
Pesë HHD me kapacitete të ndryshme matëse
Një autoradio
Dy automjete të markës Mercedes Benz
Një automjete i markës BMW
Një sasi prej 3000 mijë Euro dhe 76 000 Lekë

Dokumentimi i vjedhjeve në Tiranë dhe Kavajë

Shtetasit e sipërpërmendur dyshohen të jenë autorë të ngjarjeve të ndryshme të ndodhura në vende dhe kohë të ndryshme në juridiksionin e qytetit të Tiranës dhe të Durrësit, si më poshtë vijojnë:

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 3:
Më datë 08.01.2017, në rrugën “Shkodra”,kanë vjedhur automjetin e markës BMW X6, në pronësi të shtetasit E. H.
Më datë 14.06.2017, në rrugën “Kastriotët”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit Xh. Z. 
Më datë 15.07.2017, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X5, në pronësi të shtetasit R. Z. 
Më datë 28.07.2017, në rrugën “Turan Pash Përmeti”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit Xh. H. 
Më datë 02.09.2017, në rrugën “Allaman Dervishi”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit R. P.
Më datë 09.09.2017, në rrugën “Allaman Dervishi”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit A.Z.
Më datë 12.09.2017, në rrugën “Marubi”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit T. F.
Më datë 20.09.2017, në rrugën “Mine Peza”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit B. P.

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 6:

Më datë 28.04.2017, në rrugën “Stefan Shundi”, kanë vjedhur automjetin e markës, në pronësi të shtetasit G. G.

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Kavajë;

Më datë 10.07.2017, në plazh Golem, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X5, në pronësi të shtetasit S. B.
Më datë 13.07.2017, në plazh Golem, kanë vjedhur dy automjete të markës BMW X5, në pronësi të shtetasve K. Sh. dhe T. K.

Në juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës;

Më datë 13.08.2017, në Shkallnur Durrës , kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit R. K.
Më datë 13.08.2017, në lagjen 13, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit F. Ç.

Vazhdon puna për grumbullimin e provave dhe fakteve ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmedur për veprat penale “Vjedhja në bashkëpunim”, “Vjedhja e mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioni”, parashikuar nga Nenet 134/2, 134/22 dhe 278/3, të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter