Nisin hetimet - Në kasafortën e kantinës së verës u grabitën 2 mijë euro dhe 3 mln lekë
19/06/2017 - 11:45

Një kantinë vere në Rrashbull të Durrësit ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 04:00.

Sipas policisë tre persona me maska kanë hyrë në kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti” pasi kanë lidhur rojen dhe kanë marrë kasafortën janë larguar mjetin e kantinës

Burime nga policia bëjnë të ditur se në kasafortë pretendohet se kanë qenë 2 mijë euro dhe 3 milionë lekë të vjetra.

Ndërkohë janë marrë në pyetje rojet e sigurisë për detaje të tjera të ngjarjes, ndërsa po bëhen edhe verifikime të kamerave të sigurisë.

Policia sqaron se: Më datë 19.06.2017,  rreth orës 04:00,në Rrashbull, në Kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti”, tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat  kanë marrë një kasafortë. Më pas kanë marrë edhe mjetin e Kantinës, furgon tip Benz me targa DR 3538 D dhe janë larguar.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Dyshohet se autorët kanë pasur dijeni për vendndodhjen e kasafortës.   

Pamje nga kantina e veres ne Durres

Pamje nga kantina e veres ne Durres

Pamje nga kantina e veres ne Durres

Pamje nga kantina e veres ne Durres

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Rama falenderon Lindën dhe Anetën, një mesazh edhe për Zahon

Close