Grabitja e argjendarisë në Maltë, arrestohen 2 shqiptarë
13/10/2017 - 12:30

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia e Maltës pasi njëri dyshohet se është një prej autorëve të grabitjes së argjendarisë Diamonds, disa ditë më parë.

“Malta Today” shkruan se dy shqiptarët u kapën në Paceville, teksa ishin duke pirë në një lokal nate. 

Policia e Maltës ka njohur shqiptarin Ramazon Hysa, i cili ishte shpallur në kërkim, ndërsa edhe personi tjetër ishte shqiptar. Ky i fundit sapo ka pikasur se do të arrestoheshin ka nxjerrë armën, po nuk ka mundur të qëllojë.

Nuk dihet nëse personi tjetër shqiptar ka lidhje me grabitjen e argjendarisë.

Ramazan Hysa së bashku me një person tjetër dyshohet se janë autorë të grabitjes së argjendarisë  Diamonds. Vlera e bizhuterive të vjedhura llogaritet në dhjetëra mijëra euro.

Dy personat ishin të armatosur me shkopinj, një armë dhe një sëpatë. Menjëherë pas krimit ata janë larguar me një makinë të bardhë, më pas e kanë braktisur atë për tu larguar. 

Nga kjo ngjarje një roje sigurie u plagos  pasi një nga grabitësit e goditi atë në kokë me qytën e armës.

Lexo me shume: 

Ngjarja ndodhi 6 ditë më parë

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento