Fushata - Gramsh, regjistrohen dy incidente elektorale, kërcënohen dy persona
19/06/2017 - 9:49

Policia e Gramshit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për katër persona , tre prej të cilëve përfaqësues të një subjekti politike, të cilët dyshohet se kanë bërë presion ndaj personave të tjerë.

“Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për procedim në gjëndje të lire në ngarkim të 3 shtetasve B.B., 35 vjeç, V.B., 31 vjeç , M.H., 25 vjeç, të tre banues në Gramsh. Ata, si përfaqësues të një subjekti politik në Gramsh, dyshohen të kenë kanosur shtetasin A.XH, 37 vjeç, banues në Gramsh, para dyqanit të tij”, sqaroi policia.

Po ashtu rasti tjetër është referuar në ngarkim të shtetasit A.Q., 40 vjeç banues në Tiranë.

“Ky shtetas, në një lokal në qytet dyshohet të ketë penguar dhe kanosur shtetasin E.Z., 26 vjeç, banues në Gramsh, anëtar i një subjekti politik në Gramsh, kur ky i fundit shkoi në lokal së bashku me anëtarët e forcës së tij politike”, tha policia.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter