Zgjedhjet 2017 - Akuzat e Metës, Haki Çako: Do vazhdoj të jem në detyrë
19/06/2017 - 11:52 Nga: Keti Banushi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako i është kundërpërgjigjur akuzave te forta që Levizja Socialite per Integrim dhe Ilir Meta kanë artikuluar ditët e fundit të andresë të tij, madje duke kërkuar edhe shkarkimin e tij.

I pyetur nga gazetarët se si do ti përgjigjej këtyre akuzave ai tha se është dhe do vazhdojë të jetë në krye të detyrës dhe se policia është një organizatë e depolitizuar dhe çdo veprim i saj monitorohet nga prokuroria.

Haki Çako: Në mënyrë kategorike nuk më lejohet të prononcohem pavarësisht nga korendet politike apo edhe interesave të caktuara të tyre.

Përveç faktit që jam duke drejtuar një organizatë të depolitizuar me ligj jam në krye të detyrës dhe do të vazhdoj të jem në krye të detyrës për sa kohë jam duke e zbatuar atë me përpikmërinë më të madhe. Jam duke ndjekur të gjithë procesin zgjedhor.
Çako siguroi se Policia e Shtetit, është një nga institucionet me besueshmëri më të lartë dhe kontrollohet nga aktorët dhe faktorët ndërkombëtarë.

Haki Çako: Por dhe në çdo veprim procedurial dhe hetimor transparenca e policisë është maksimale.

I përcillet informacion në kohë të plotë të gjithë parterëve tanë, misioneve të huaja që monitorojnë Policinë e Shtetit por njëkohëshit jemi në një bashkëpunim, bashkërendim të jashtëzakonshmë me Prokuroritë respektive të rrethve gjyqësore dhe me Prokurorinë e Përgjithshme sigurisht për çdo veprim të kryer nga policia.

Haki Çako i beri deklaratat teksa mori pjese ne homazhet per ish-oficerin Nikoll Vatnikaj, i cili humbi jetën pas nje ataku kardiak

I pranishëm ishte dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta, por ai nuk preferoi të komentonte mbi ngjarjet e ndodhura në Lezhë e Fushë Krujë dhe akuzat e bëra ndaj drejtorit te policisë se shtetit. 

t

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter